VIDEO/ Mundi yllin që iu bashkua skuadrës nga Mançester Siti, Broja fiton trofe te Çelsi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2023 | 21:44

VIDEO/ Mundi yllin që iu bashkua skuadrës nga Mançester Siti, Broja fiton trofe te Çelsi

Armando Broja ka kaluar muaj të lodhshëm gjatë këtij viti, si pjesë e seancave të riaftësimit të tij pas dëmtimit të rëndë që pësoi në gju. Muaj që e kanë lënë jashtë fushës së lojës dhe që i kanë dhënë mundësinë që të perfeksionojë një tjetër aftësi. Atë të videolojërave.

dfsdfdfdfssdfsdfsdf

Kjo e ka bërë sot sulmuesin e Kombëtares shqiptare fitues të një turneu të veçantë brenda skuadrës së tij. Futbollistët janë ndarë në çifte duke luajtur FC24, për të treguar se dinë të bëjnë edhe në videolojëra diçka nga ajo që janë të aftë të bëjnë në fushën e lojës.

Broja ishte në dyshe me Çukuemeka, përballë Palmer e Çalobah, duke marrë pjesë në sfidën e postuar në një video mjaft argëtuese që Çelsi ka ndarë për ndjekësit në rrjetet social.

Një arenë e mirëfilltë, ku kishte edhe tifozë të pranishëm që mbështetën futbollistët. Në fund, ishte skuadra e sulmuesit shqiptar ajo që u shpall fituese, duke ngritur lart edhe trofeun simbolik.

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"