VIDEO/ Muçi ia merr dorën Aston Vilës, talenti shqiptar i shënon supergol në “Villa Park”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2023 | 0:16

VIDEO/ Muçi ia merr dorën Aston Vilës, talenti shqiptar i shënon supergol në “Villa Park”

Talenti shqiptar Ernest Muçi i shënon sërish Aston Vilës në Ligën e Konferencës. 22-vjeçari mbrëmjen e sotme gjeti rrugën e rrjetës në “Villa Park”, në duelin e kthimit, pas dopietës që iu shënoi anglezëve në përballjen e parë në Poloni. 

muciii

Muçi përfitoi nga gabimi në mbrojtje i vendasve, teksa me një gjuajtje spektakolare, e dërgoi topin në trekëndësh, duke mos i lënë asnjë shans portieri kundërshtar.

GOLI I MUÇIT: VIDEO

Një gol mjaft i bukur ky i yllit shqiptar i cili po fiton besim nga ndeshja në ndeshje.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"