VIDEO/ Muçi e Rashica protagonistë kryesorë, mundin në derbin e shqiptarëve Çikalleshin dhe Et’hemin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2024 | 19:51

VIDEO/ Muçi e Rashica protagonistë kryesorë, mundin në derbin e shqiptarëve Çikalleshin dhe Et’hemin

Beshiktashi është rikthyer te fitorja në kampionat duke mundur me rezultatin 2-0 Koniasporin në shtëpi, në një sfidë që u aktivizuan 4 futbollistë shqiptarë, Muçi dhe Rashica për vendasit, e Çikalleshi dhe Et’hemi për miqtë.

muci rashica

Në fakt ishte ekipi nga Stambolli që dominoi sfidën, duke gjetur golin e parë me Kiliçsoj në minutën e 49’, pas një harkimi në zonë nga ana e Milot Rashicës.

GOLI I PARË – VIDEO

Goli i dytë do të gjente si protagonist Ernest Muçin. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare lëshoi një gjuajtje në minutën e 71’, që u ndal një moment nga portieri, me topin që u shty më pas në rrjetë nga Çenk Tosun.

GOLI I DYTË – VIDEO

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"