VIDEO/ Momenti historik për Berat Gjimshitin, kapiteni çon lart trofeun e Ligës së Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2024 | 23:21

VIDEO/ Momenti historik për Berat Gjimshitin, kapiteni çon lart trofeun e Ligës së Europës

Berat Gjimshiti sot shkroi historinë me Atalantën, duke fituar Ligën e Europës në atë që ishte finalja e parë ndërkombëtare për klubin bergamask. Ky ishte fundi i një rrugëtimi fantastik për klubin dhe mbrojtësin shqiptar, i cili sot ishte me shiritin e kapitenit në krah në këtë ndeshje.

gjimshiti

Dhe ashtu siç i takon tradita, presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin, i dorëzoi pikërisht atij trofeun e sapofituar në fund në ceremoninë pas finales.

Ai shkoi mes futbollistëve dhe e çoi atë lart bashkë me De Run, kapitenin e parë i cili ishte i dëmtuar sot dhe nuk mund të luante, duke nisur festën e çmendur para tifozëve.

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"