VIDEO/ Momentet e tensionit në Korçë! Çela në versionin Murinjo, Halili urdhëroi braktisjen e ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 11, 2024 | 20:44

VIDEO/ Momentet e tensionit në Korçë! Çela në versionin Murinjo, Halili urdhëroi braktisjen e ndeshjes

Momente tensioni u regjistruan në stadiumin e qytetit të Korçës, fill pas minutës së 85-të, në duelin Skënderbeut dhe Kukësit. Shkak u bë një 11-metërsh i pretenduar nga verilindorët.  

naim halili

I gjithë stoli i Kukësit u ngrit në këmbë, duke u turrur drejt vijës anësore, teksa kërkonin akordimin e 11-metërsh.

2

Nga pamjet e siguruara nga “Panorama Sport”, shihet trajneri trajneri i verlindorëve Emiljano Çela, që në versionin Zhoze Murinjo, bën me duar se drejtësia ka mbaruar, dhe sipas tij, skuadra e tij po dënohet padrejtësisht. 


I irrituar në tribunën VIP u shfaq edhe drejtori sportiv i Kukësit, që në gjaknxehtësi e sipër, kërkoi që skuadra të braktiste ndeshjen për shkak të vendimit të arbitrit për të mos akorduar penallti, por kjo gjë nuk u mor parasysh nga stafi i Kukësit, ndërkohë që ndeshja vijoi normalisht, duke u mbyllur me shifrat 1-0 për skuadrën e Skënderbeut.  

 PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"