VIDEO/ Momente paniku! I dehur në timon, aksidentohet Mario Baloteli
Momente frike për sulmuesin italian Mario Baloteli, i cili mbrëmjen e sotme rreth orës 20:30, pësoi një aksident rrugor, duke shkatërruar makinën e tij Audi, por për fat të mirë, Super Mario, nuk pësoi dëmtime të rënda nga ky aksident.
Ngjarja ndodhi në rrugën Orzinuovi në Bresha, teksa futbollisti i cili është pjesë e skuadrës turke Adanaspor, iu nënshtrua edhe një testi alkooli.
Mediat italiane raportojnë se Baloteli doli i padëmtuar nga kabina e pasagjerit, por i tronditur psikologjikisht. Të gjitha airbags në makinën e futbollistit janë hapur duke shmangur një dëmtim tragjik të tij.
Bëhet me dije se Baloteli rezultoi pozitiv në testin para-alkolik, teksa refuzoi t’i nënshtrohej një tjetër testi final.
Sulmuesit më pas iu hoq patenta e drejtimit të mjetit të cilën ndër të tjera nuk e kishte me vete në momentin e aksidentit.
Balotelli si è schiantato a Brescia, fortunamente non si è fatto niente. #balotelli #Mariobalotelli #brescia @TheSportsWear pic.twitter.com/u7WPyKVYWU
— TheStreetWear (@Run4Food_Italia) November 23, 2023
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"![](http://www.panorama.com.al/sport/wp-content/static/klikoperkepanoramaonline.jpg)