VIDEO/ Moment historik, talenti i Milanit thyen të gjitha rekordet në Serinë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2023 | 23:58

VIDEO/ Moment historik, talenti i Milanit thyen të gjitha rekordet në Serinë A

Moment historik, vetëm 15-vjeç, 8 muaj dhe 5 ditë,  Françesko Kamarda, bëhet futbollisti më i ri i aktivizuar në Serinë A. Sulmuesi u hodh në fushë në minutën e 83-të në duelin ndaj Fiorentinës, në vendin e serbit Luka Joviç. 

KAMARDA

Kamarda ka kaluar kështu qendërmbrojtësin e Bolonjës, Visdom Amei, që ka debutuar në moshën 15 vjeç, 9 muaj dhe 1 ditë në maj 2021.  Sulmuesi i Milanit u bë gjithashtu futbollisti i parë i datëlindjes 2008 që debuton në Top 5 ligat më të mira europiane.

KAMARDAAA

Moment tepër special ky për 15-vjeçarin e Milanit, i cili në momentin e aktivizimit, ka fituar simpatinë e të gjithë stadiumit, që ka brohoritur emrin e tij. Kujtime këto që do të nguliten thellë në mendjen e talentit kuqezi, të cilin e pret një e ardhme e ndritur.  

MOMENTI I DEBUTIMIT TË KAMARDËS ME MILANIN: VIDEO  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"