VIDEO/ Mjafton goli me roveshatë i Zhoao Feliks, Barcelona nuk i ndahet… Realit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2024 | 23:07

VIDEO/ Mjafton goli me roveshatë i Zhoao Feliks, Barcelona nuk i ndahet… Realit

Barcelona regjistroi triumfin e katërt radhazi në kampionat, teksa mposhti Kadizin me rezultatin 0-1 në duelin e vlefshëm për javën e 31-të të La Ligës. Sfidën e vendosi goli me roveshati i sulmuesit portugez Zhoao Feliks, i cili tundi rrjetën në minutën e 37-të duke i dhuruar 3 pikë të arta katalanasve, që nuk i ndahen kryesuesve të Realit.

1b2a16da-8301-486c-b666-6986070a122e

Edhe pse diferenca është plot 8 pikë, skuadra e Ksavit duket se do të vijojë të ushtrojë presion deri në fund.  

RENDITJAAAA

Ky ishte suksesi i 21 në 31 ndeshje për Barcelonën, që në datën 21 prill do të përballet pikërisht me Realin në “El Classicon” e madhe të Spanjës. Një duel ky që pritet të vendosë shumë për sa i përket mbylljes së kampionatit ose një rihapje të mundshme.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"