VIDEO/ Mirlind Daku kthehet te goli në Rusi, sulmuesi i Kombëtares shënon ndaj kryesuesve të kampionatit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 24, 2024 | 23:23

VIDEO/ Mirlind Daku kthehet te goli në Rusi, sulmuesi i Kombëtares shënon ndaj kryesuesve të kampionatit

Mirlind Daku është kthyer sot përsëri te goli në kampionatin rus, teksa ka ndihmuar Rubin Kazan të merrte një rezultat të rëndësishëm në transfertë përballë Zenitit që kryeson renditjen.

asddasdsadasadsads

Goli i 6 i këtij sezoni për sulmuesin e Kombëtares shqiptare erdhi në pjesën e dytë të ndeshjes, kur ai mori në pasim të saktë në zonë dhe pasi kontrolloi topin, lëshoi një gjuajtje shumë të saktë drejt portës kundërshtare për të tundur rrjetën për avantazhin 1-0

Daku ka qenë protagonist në 10 gola deri tani në kampionatin rus, teksa përveç 6 golave, ka dhënë edhe 4 asiste në ndeshjet e skuadrës së tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"