VIDEO/ Miqësore spektakolare me 4 gola! Haland shënon sërish, por feston… Danimarka

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2024 | 21:50

VIDEO/ Miqësore spektakolare me 4 gola! Haland shënon sërish, por feston… Danimarka

Miqësore spektakolare me 4 gola, mes Danimarkës dhe Norvegjisë. Vendasit triumfuan me rezultatin 3-1 në testin e zhvilluar në stadiumin e Brondbit.  

danimarka

Në pjesën e parë Danimarka shënoi 2 herë me Hojberg në minutën e 12-të dhe Vestergard në minutën e 21-të.  

Në fragmentin e dytë të ndeshjes, u shënuan edhe 2 gola të tjerë, fillimisht ishte Haland që hapi sfidën në minutën e 72-të, ndërkohë që për të “vulosur” këtë miqësore mendoi Polsen në minutën e 90-të.  

Vlen të theksohet fakti se ky ishte goli i katërt në 2 ndeshje për Haland, i cili i shënoi tripletë Kosovës.  

GOLAT E NDESHJES: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"