VIDEO/ Mehmeti përsëri protagonist, skuadra e tij siguron fitoren e radhës në Angli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2024 | 22:24

VIDEO/ Mehmeti përsëri protagonist, skuadra e tij siguron fitoren e radhës në Angli

Anis Mehmeti duket se ka gjetur përsëri ritmin e tij dhe me skuadrën e Bristol, po tregon qartësisht se pse klubi po i beson një fanellë titullari në këtë edicion në kategorinë e dytë anglezë. Mesfushori i Kombëtares ishte protagonist edhe sot në fitoren e Bristol ndaj Plajmuth në transfertë.

sdffdsfsdfsfsdsfdsfdsdffsd

Mehmeti ishte titullar në këtë duel dhe në rastin e vetëm që iu shfaq në minutën e 57 të duelit, solli edhe golin për ekipin e tij. Një lëvizje e bukur e tij në të majtën dhe një gjuajtje e fortë solli grushtimin e portierit. Por sfera mbeti në zonë dhe më pas ishte Uells ai i cili e dërgoi në rrjetë për fitoren minimale 1-0.

Kjo ishte fitorja e dytë radhazi për Bristolin, i cili është pozicionuar në mesin e tabelës në renditjen e Championship dhe po mendon që tani për edicionin e ardhshëm ku mund të bëjë një tentativë për zonën play-off për ngjitjen në Premier Ligë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"