VIDEO/ Mbylli sfidën 1 sekonda para se Reali të shënonte! Plasin polemikat në Spanjë, shikoni si gjyqtari i mohoi fitoren madrilenëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 3, 2024 | 0:04

VIDEO/ Mbylli sfidën 1 sekonda para se Reali të shënonte! Plasin polemikat në Spanjë, shikoni si gjyqtari i mohoi fitoren madrilenëve

Polemika të shumta kanë shpërthyer në spanjë pas duelit mes Valencias dhe Realit që u mbyll me shifrat 2-2. Gjyqtari Gil Manzano kishte dhënë shtatë minuta shtesë. 

real-gol-780x439

Zhvillohej minuta e 99-të, kur Brahim Diaz harkoi në zonë, duke gjetur Jude Bellinghamin që shënoi gol. 

Por sa ishte shkëputur topi nga këmba e Diaz, gjyqtari Manzano njoftoi mbylljen e ndeshjes, gjë që shkaktoi shumë protesta, ndërkohë që topi shkoi në rrjetë. 

realiiii

Jude Bellingham mori karton të kuq pas ankesave të shumta drejt Manzanos me anglezin që ishte qartësisht i tërbuar për vendimin e tij, duke mos ia quajtur golin. 

Një moment ky qështë është duke bërë xhiron e rrjetit. Për më tepër shikoni pamjet:  


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"