VIDEO/ Mbape i plas gjakun nga hunda tifozes, por rregullon gjithçka me gjestin e bukur  

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2023 | 22:40

VIDEO/ Mbape i plas gjakun nga hunda tifozes, por rregullon gjithçka me gjestin e bukur  

Një situatë e pakëndshme ka ndodhur para fillimit të ndeshjes mes Strasburgut dhe PSG-së që përfundoi me shifrat 1-1, rezultat ky që i siguroi titullin skuadrës së Galtier.  

-640-0-1685301034x62556720-kylian-mbappe-101

Gjatë nxehmjes, ylli i PSG-së, Kilian Mbape ka goditur aksidentalisht me top një vajzë që ndodhej në sektorin e tifozëve, teksa menjëherë asaj i shpërtheu gjak nga hundën, për shkak se goditja ishte tepër e fortë.  

Fansat u tronditën pak kur panë gjakun dhe vajza nuk dukej shumë mire. Mirëpo ajo vetëm qeshi, sapo pa që  yll i PSG-së po i afrohej për ta parë. 

Mbape vazhdoi t’i kërkonte ndjesë, ndaj në shenjë faljeje i dhuroi edhe një fanellë nga ndeshja, gjest i cili i gëzoi shumë të pranishmit në stadium. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"