VIDEO/ Mbape humb penallti dhe pastaj shënon golin e fitores, PSG shkon në finalen e Kupës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2024 | 23:36

VIDEO/ Mbape humb penallti dhe pastaj shënon golin e fitores, PSG shkon në finalen e Kupës

PSG është finalistja e këtij edicioni të Kupës së Francës, ku do të ndeshet me Lionin. Skuadra parisienë ia ka dalë të kalojë në finale fale personit më të diskutuar të momentit, Kilian Mbape.

f55626ed-263f-4484-bc0a-19d58b2f5ac6

Ylli francez, në ndeshjen e sotme gjysmëfinale ndaj Ren ishte protagonist fillimisht negativ i sfidës, kur humbi një penallti që mund t’i jepte avantazhin skuadrës së tij në minutën e 37-të. (SHIH VIDEON)

Por në minutën e 40-të, ai shënoi falë edhe një devijimi në portën e Stiv Mandanda, duke realizuar golin e vetëm të duelit, që mjaftoi për të siguruar praninë në finalen e 26 majit. (SHIH VIDEON)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"