VIDEO/ “Manita“ nuk lë vend për diskutime, Barcelona argëtohet në ndeshjen e debutimit të Arbnor Mujës në Champions
Barcelona e ka nisur mirë këtë edicion në Ligën e Kampioneve, duk siguruar një fitore të thellë me shifrat 5-0 ndaj Antverp në Grupin H të turneut. Skuadra katalanase nuk diskutoi belgët, në radhët e të cilëve luante nga minuta e parë edhe Arbnor Muja.
Katalanasit vendosën shpejt diktatin e tyre me golin e Zhoao Feliks që u dha avantazhin ndërsa më pas ishte Levandovski dhe një autogol që mbyllën ndeshjen praktikisht që pa u mbushur 25 minuta.
Në pjesën e dytë erdhën golat e Gavi dhe përsëri të Zhoao Feliks, teksa katalanasit shpërdoruan një mori rastesh të tjera para portës kundërshtare. Ndaj ndeshja u mbyll “vetëm” me shifrat 5-0 për Barcelonën që merr menjëherë kreun e gripit.
Rivali i saj kryesor do të jetë Porto, që fitoi në transfertë përballë Shakhtar Donjetck me shifrat 3-2, duke vënë kandidaturën për të vazhduar më tej edhe ajo në këtë turne.
GRUPI H
BARCELONA-ANTVERP 5-0
12′, 67′ Zhoao Feliks, 19′ Levandovski, 23′ (ag) Bataj, 54′ Gavi
GOLI I DYTE I ZHOAO FELIKS VIDEO
GOLI I GAVI VIDEO
RASTI I MUJËS NË MINUTËN 44 VIDEO
AUTOGOLI I BATAJ VIDEO
GOLI I LEVANDOVSKIT VIDEO
GOLI I ZHOAO FELIKS VIDEO
SHAKHTAR DONJETCK-PORTO 1-3
13′ Kelsi / 8′, 15′ Galeno, 29′ Taremi
GOLI ITAREMI VIDEO
GOLI I DYTE I GALENO VIDEO
GOLI I KELSI VIDEO
GOLI I GALENO VIDEO
FORMACIONET ZYRTARE
BARCELONA-ANTVERP
SHAKHTAR DONJETCK-PORTO
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"