VIDEO/ Mançester Siti fiton me goleadë dhe merr kreun e renditjes në Premier Ligë, autogoli i portierit të Kosovës i heq fitoren skuadrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2024 | 19:00

VIDEO/ Mançester Siti fiton me goleadë dhe merr kreun e renditjes në Premier Ligë, autogoli i portierit të Kosovës i heq fitoren skuadrës

Ndeshjet e sotme të Premier Ligës kanë kthyer përsëri në kreun e renditjes skuadrën e Mançester Sitit, e cila ka fituar me shifrat e thella 5-1 përballë Lutonit.

c155425e-5ef2-4629-82b1-6488d22ed146

Skuadra e Guardiolës zgjidhi situatat vetëm në pjesën e dytë të ndeshjes, teksa kishte mbyllur të parën ne avantazh falë një autogoli të realizuar që në minutat e parë të duelit. Kovaçiç, Haland, Doku dhe Gvardiol vulosën fitoren, teksa për miqtë realizoi Barklei.

Ndërkohë, në ndeshjen e sotme mes Bërnlit dhe Brajton, portieri i Kosovës, Aro Muriç, ka qenë protagonist i pafat për vendasit, Një autogol i tij në minutën e 79-të, i hoqi nga duart skuadrës një fitore që do të kishte qenë shumë e rëndësishme në luftën për mbijetesë.

REZULTATET

Brentford-Shefilld 2-0
64’ (ag) Arblaster, 90’+3’ Onieka

Bërnli-Brajton 1-1
74’ Braunhill / 79’ (ag.) Muriç

AUTOGOLI I MURIÇ (VIDEO)

Mançester Siti-Luton 5-1
2’ (ag.) Hashioka, 64’ Kovaçiç, 76’ (p) Haland, 87’ Doku, 90’+3’ Gvardiol / 81’ Barklei

AUTOGOLI I HASHIOKA (VIDEO)

GOLI I KOVAÇIÇ (VIDEO)

GOLI I HALAND (VIDEO)

GOLI I BARKLEI (VIDEO)

GOLI I DOKU (VIDEO)

GOLI I GVARDIOL (VIDEO)

Notingem Forest-Ullvërhempton 2-2
45’+1’ GIbs-Uajt, 57’ Danilo / 40’, 62’ Kunja

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"