VIDEO/ “Majkëll Xhordan ishte dështak?”, basketbollisti grek shpërthen ndaj gazetarit: Po bën pyetje të gabuara

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 27, 2023 | 12:20

VIDEO/ “Majkëll Xhordan ishte dështak?”, basketbollisti grek shpërthen ndaj gazetarit: Po bën pyetje të gabuara

Miluoki Baks u eliminua në mënyrë surprizë në fazën e 1/8-ave të fazës “playoff” të NBA nga Miami Hit. Në konferencën pas ndeshjes, ylli grek i “drerëve”, Janis Antetokunmpo shpërtheu ndaj gazetarit, i cili e pyeti nëse ky sezon ishte dështim për të.

Collage Maker-27-Apr-2023-11-41-AM-5770

“Majkëll Xhordan ka luajtur 15 vite dhe ka fituar 6 kampionate. Në këto 9 vite të tjera ai ishte një dështak? Këtë je duke më thënë? Jam duke të bërë një pyetje. Po apo jo? Atëherë pse po ma bën mua këtë pyetje? Është pyetje e gabuar. Nuk ka dështime në sport. Ka ditë të mira dhe ditë të këqija. Disa ditë ja del të kesh sukses, disa ditë jo. Disa ditë është radha jote, disa ditë nuk është radha jote. Dhe për këtë është sporti. Nuk fiton gjithmonë. Disa të tjerë do të fitojnë dhe këtë vit dikush tjetër do të fitojë. Kaq e thjeshtë.

Ne do të kthehemi vitin tjetër, duke u përpjekur të jemi më të mirë dhe të përpiqemi të luajmë më mirë. Pa pasur 10 ditë radhazi duke luajtur basketboll të keq dhe shpresojmë të fitojmë titullin kampion.

Nga viti 1971 deri në 2021 ne nuk kishim fituar asnjë kampionat. A ishin 50 vite dështim? Jo, nuk ishin. Ishin hapa të hedhura drejt kampionatit dhe ja dolëm ta fitonim një. Tani shpresojmë të fitojmë një tjetër”, u shpreh Janis.

@bucks “There is no failure in sports.” #NBA #SportsTikTok #GreekFreak ♬ original sound – bucks

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"