VIDEO/ Magjitë e Zhegrovës nuk i mjaftojnë Kosovës, Andorra prish planet e “Dardanëve” në Prishtinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2023 | 22:41

VIDEO/ Magjitë e Zhegrovës nuk i mjaftojnë Kosovës, Andorra prish planet e “Dardanëve” në Prishtinë

Kosova nuk ia ka dalë të siguronte fitoren e parë në këto kualifikuese, pasi është ndalur në barazimin e papritur 1-1 në shtëpi përballë Andorrës. Edhe pse kjo ishte një ndeshje ku “Dardanët” mendohej se do të merrnin pikë për të ndjekur skuadrat e kreut, gjërat nuk kanë shkuar sipas planeve në Prishtinë.

bandicam 2023-03-28 22-39-45-071

Në pjesën e parë, Kosova iu afrua rrallëherë portës kundërshtare, edhe pse kishte kontrollin e plotë të lojës. Ajo e nisi më me ritëm pjesën e dytë dhe thumboi disa herë sidomos pas aktivizimi të Zhegrovës. Ky i fundit gjeti golin e avantazhit në minutën e 59 pas një aksioni spektakolar.

Por vetëm 3 minuta me vonë, erdhi goli i barazimit pas një pasigurie në zhvillimin e një goditje dënimi. Pavarësisht tentativave të skuadrës kosovare, shifrat nuk ndryshuan deri në fund të ndeshjes dhe sfida u mbyll me shifrat 1-1.

KOSOVË-ANDORRA 1-1

59′ Zhegrova / 61′ Rosas

NGJARJET KRYESORE

90’+7′ Mbyllet ndeshja me shifrat 1-1

89’ Depërtim i shpejtë i Zhegrovës në zonë, por ai rrëzohet pa arritur të gjuajë në portë.

81’ Pas zhvillimit të një goditje këndi, Zhegrova harkon në zonë ku Kryeziu gjuan me kokë, por nuk gjen portën e miqve.

79’ Hadërgjonaj nga e djathta harkon në shtyllën e dytë për Bytyqin i cili gjuan me një “gërshërë”, por gardiani i Andorrës është në pozicion.

76’ Në fushë Muslija e Bytyqi në vend të Zenelit e Celinës në këto minuta të fundit.

71’ Përsëri pretendim nga Kosova për penallti pas një rrëzimi të Muriqit në zonë, por gjyqtari dhe VAR edhe një herë nuk japin të tillë.

67’ Rashica hyn në zonë në krahun e djathtë dhe rrëzohet pas një kontakti. Por gjyqtari pas kontrollit me VAR, bën shenjë që nuk ka penallti për “Dardanët”.

61’ Pakujdesi e Kosovës dhe vjen barazimi i shpejtë! Pas një goditje dënimi, Rosas mposht Muriç i cili kishte dalë në mënyrë të pasigurt para tij.

59’ GOOOL KOSOVA! Pas një aksioni të shpejtë në krahun e djathtë, Zhegrova dërgon sferën në rrjetë.

48’ Harkim thuajse perfekt i Zenelit në zonë, Muriqi e më pas Hadergjonaj nuk ia dalin të devijojnë sferën para portës kundërshtare.

46’ Pjesa e dytë nis me aktivizimin e Zhegrovës dhe Rudhanit në radhët e Kosovës, me Berishën dhe Paqaradën të cilët i lënë vendin në fushë.

44’ Rishfaqet përsëri para portës Muriqi dhe përsëri me një asist të Zenelit. Këtë herë Alvarez devijon jashtë duke i mohuar golin sulmuesit.

21’ Rashica dhe Zeneli kombinojnë mirë në zonën e Andorrës, por gjuajtja e numrit 10 të Kosovës bllokohet nga mbrojtësit e skuadrës mike.

9’ Harkim i Zenelit nga e djathta, Muriqi gjuan por gjen përgjigjen e Iker Alvarez i cili pret topin.

1’ Nis dueli në Prishtinë.

FORMACIONET ZYRTARE

dfgfdgfdgfdgg

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"