VIDEO/ Magjia e Kandrevës përmbys Lacion, Salernitana merr fitoren e parë të sezonit me “SuperPipon” në stol

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2023 | 17:20

VIDEO/ Magjia e Kandrevës përmbys Lacion, Salernitana merr fitoren e parë të sezonit me “SuperPipon” në stol

Salernitana ka bërë një surprizë të mirëfilltë sot në Serinë A, duke mundur me përmbysje Lacion, për të marrë fitoren e parë të sezonit nën drejtimin e Filipo Inzagit. Një sukses 2-1 që zhyt në telashe Lacion dhe trajnerin Mauricio Sarri, pasi kryeqytetasit janë shumë larg pritshmërisë që ka ndaj tyre së tyre në kampionat.

sdfsdfdfssdfsfdsdfsfd

Lacialët ishin në fakt në avantazh të parët, teksa shënuan para pushimit të ndeshjes me penalltinë e transformuar saktësisht nga Çiro Imobile. Por në pjesën e dytë të takimit, ishte Kastanos ai i cili barazoi shpejt sfidën, ndërsa në minutën e 67, ishte Kandrevi cili plotësoi përmbysjen.

Ish-kapiteni i Lacios, pas një goditje dënimi, lëshoi një predhë nga distanca duke befasuar portierin Provedel për të kaluar para ekipin e tij. Salernitana më pas mbrojti me shumë rregull, duke siguruar fitoren e parë të këtij sezoni për të marrë pak moral në luftën për mbijetesën në elitë.

GOLI I IMOBILE (VIDEO)

GOLI I KASTANOS (VIDEO)

GOLI I KANDREVA (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"