VIDEO/ “Magji” nga distanca, ylli i Gjermanisë dhuron “show” me një supergol ndaj Anglisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2022 | 14:33

VIDEO/ “Magji” nga distanca, ylli i Gjermanisë dhuron “show” me një supergol ndaj Anglisë

Gjermania dhe Anglia kanë barazuar mbrëmjen e djeshme me rezultatin 3-3, në një sfidë plot emocione dhe spektakël në stadiumin “Wembley” të Londrës, e vlefshme për Grupin 3 të Ligës A në Ligën e Kombeve.

Collage Maker-27-Sep-2022-11.13-AM

Serinë e golave e hapi Ilkai Gyndogan në minutën e 52′, më pas ishte Kai Havertz ai që realizoi të dytin për “pancerat” në minutën e 67′.

Ishullorët reaguan, teksa për tre minuta realizuan dy herë, fillimisht me Luk Shoun dhe Meizon Maunt duke barazuar përkohësisht shifrat, respektivisht në minutat 72′ dhe 75′.

Goli i përmbysjes u shënua nga Herri Kejn në minutën e 87′ me penallti.

Aty ku u duk se përfaqësuesja e “3 Luanëve” do të merrte me vete tre pikëshin, ishte Kai Havertz që mendoi sërish duke rikthyer përsëri baraspeshën në minutën e 87′.

Ajo që ra më shumë në sy në këtë takim ishte goli i përkohshëm 0-2 për Gjermaninë me yllin e Çelsit që një kryevepër.

Nga një aksion kundërsulmi, 23-vjeçari ka shënuar një supergol ku ka shtangur dhe portierin e britanikëve, Pop.

Gjermania e mbylli këtë edicion të Ligës së Kombeve në vendin e 3, ndërsa Anglia në vendin e fundit, duke zbritur edhe një ligë më poshtë, atë B.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"