VIDEO/ “Manita” në miqësore, Spanja e frikshme para Europianit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2024 | 23:26

VIDEO/ “Manita” në miqësore, Spanja e frikshme para Europianit

Spanja i ka dhënë fund përgatitjeve, në prag të Europianit, teksa zhvilloi mbrëmjen e sotme, tekstin e fundit miqësor përballë Irlandës së Veriut, ku triumfoi me rezultatin 5-1.

spanjaaa 

“Manita” e iberikëvë, që bëjnë pjesë në skuadra favorite për t’i shkuar deri në fund Europianit. Të besuarit e De La Fuente dhuruan “show” në miqësoren e sotme ku arritën të shënonin plot 4 gola në pjesën e parë, duke bërë kështu të pavlefshëm golin e shënuar nga Balard në minutën e dytë. 

Pedri, Morata, sërish Pedri, dhe Fabian Ruiz, ishin autorët e golave për spanjollët në pjesën e parë në duelin e luajtur në Majorka, teksa në fragmentin e dytë të ndeshjes shënoi edhe Ojarzabal që “vulosi” shifrat në 5-1. 

Vlen të theksohet fakti se duelin e parë në Europian, Spanja do e luajë ndaj Kroacisë më datën 15 qershor. Ndërkohë sfida përmbyllëse e grupit është ajo ndaj Shqipërisë më datën 24.  

GOLAT E NDESHJES: VIDEO

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"