VIDEO/ Lukaku shënon dhe pastaj shkakton penallti, Belgjika mund Gjermaninë në miqësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2023 | 23:10

VIDEO/ Lukaku shënon dhe pastaj shkakton penallti, Belgjika mund Gjermaninë në miqësore

Romelo Lukaku ka qenë protagonist në të dy anët e fushës në ndeshjen miqësore mes Gjermanisë dhe Belgjikës, duke gjetur rrjetën, por edhe duke shkaktuar penallti në përballjen e cila përfundoi me shifrat 3-2 për skuadrën e tij.

kMxxLaoM70JxRty

Belgjika kaloi e para në avantazh në minutën e 6 të ndeshjes, kur De Bryjn peshkoi në zonë Karraskon i cili nuk fali para portës. Vetëm 3 minuta më vonë erdh goli i dytë, këtë radhë me Lukakun i cili çoi në rrjetë një tjetër asist të De Bryjn. Megjithatë, sulmuesi i Interit u bë protagonist në anën tjetër të fushës, kur në fundin e fraksionit të parë të lojës shkaktoi penallti duke prekur topin me dorë në zonë, që u transformua saktësisht nga Fyllkryg.

Në pjesën e dytë, Gjermania ishte më sulmuese duke kërkuar të barazonte shifrat, por De Bryjn ishte ai i cili gjeti rrjetën pas dy asisteve të pjesës së parë, për të vulosur një paraqitje mbresëlënëse. Goli i Gnabri për vendasit në minutën e 87 shërbeu thjesht për statistikë, teksa sfida u mbyll me fitoren 3-2 të belgëve, që ndalën serinë e 13 miqësoreve pa humbje radhazi të Gjermanisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"