VIDEO/ Luis Enrike zëvendëson Mbape, PSG-në e shpëton VAR-i në shtesën e takimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2024 | 21:07

VIDEO/ Luis Enrike zëvendëson Mbape, PSG-në e shpëton VAR-i në shtesën e takimit

Kilian Mbape ka humbur statusin e lojtarit të paprekshëm te PSG që nga momenti kur i bëri të qartë klubit se do të largohet në verë. Këtë e shpjegon më mirë ndeshja e sotme e parisienëve ndaj Ren, që do të bëhet temë diskutimi në ditët në vijim.

sadsadsadsadsadsaduesi francez rreshtohej mes titullarëve, por nuk ishte në ditën e tij më të mirë në këtë duel, ku miqtë shënuan të parët me anë të Guiri duke vënë jo pak në vështirësi ekipin vendas. Luis Enrike, duke parë që manovra nuk funksiononte, në pjesën e dytë vendosi të bënte ndërrime, duke larguar si thuajse asnjëherë më parë Mbape në minutën e 65-të, për zgjedhje teknike.

Gjërat vazhduan të ishin njëlloj, pasi Ren u mbrojt mirë, derisa erdhën minutat e fundit të ndeshjes, kur gjyqtari akordoi një penallti të vendosur pasi konsultoi pamjet e VAR-it. Gonçalo Ramos, ai që mori vendin e Mbape në fushë, nuk gaboi nga pika e bardhe dhe siguroi të paktën një barazim për parisienët.

GOLI I GUIRI (VIDEO)

GOLI I GONÇALO RAMOS (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"