VIDEO/ “Luftë” me stjuardët për t’i puthur këmbët të birit që i dha fitoren Shpresave, babai i Pajazitit u bë protagonist i fitores kuqezi në Elbasan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2023 | 20:59

VIDEO/ “Luftë” me stjuardët për t’i puthur këmbët të birit që i dha fitoren Shpresave, babai i Pajazitit u bë protagonist i fitores kuqezi në Elbasan

Kombëtarja Shpresa ka luajtur javën e kaluar ndeshjet e saj në kualifikueset e Europianit teksa ka arritur dy fitore, ndaj Armenisë dhe Rumanisë. Ndeshja e dytë ishte ajo që dhuroi emocionet më të shumta, e vendosur menjë përmbysje 3-2.

Collage Maker-19-Sep-2023-07-44-PM-664

Ndeshja u vendos nga goli në minutën e 88 i talentit Adrion Pajaziti, i cili vulosi përmbysjen e kuqeziznjve. Një moment entuziazmi, mbi të gjithë për babain e tij, Nehatin, i cili ishte në tribunë duke ndjekur ndeshjen e kuqezinjve.

Pas golit ai kapërceu rrethimin e stadiumit dhe u shpëtoi me forcë nga duart stjuardëve që tentonin ta ndalnin, duke iu afruar të birit dhe duke shkuar t’i puthte këmbët ndërsa ai festonte me flamurin e hapur kuqezi.

SHIH VIDEO

Edhe vetë djaloshi nuk ka ngurruar ta publikojë atë moment në rrjetet sociale. “Emocioni e babës”, shkruante Pajaziti, i rritur në Angli dhe pjesë e Fullhem, por i huazuar në këtë sezon te Haugesund në Norvegji.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"