VIDEO/ Liverpuli bën detyrën kundër Brajtonit, Luiz Diaz dhe Salah mbajnë gjallë garën për titull

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2024 | 17:23

VIDEO/ Liverpuli bën detyrën kundër Brajtonit, Luiz Diaz dhe Salah mbajnë gjallë garën për titull

Liverpuli fiton më shifrat 2-1 kundër Brajtonit, ndeshje e vlefshme për javën e 29-të të Premier Ligës angleze. Një fitore me përmbysje nga të besuarit e Klop, ku golat e Luiz Diaz dhe Muhamed Salah, ishin të mjaftueshëm për të siguruar triumfin e radhës në “Anfield”.

GKAdDzQaQAAVl2G

Gjithçka u hap që në minutën e dytë, ku Dani Uellbek zhbllokoi rezultatin për miqtë, një avantazh që do të mund ta ruanin deri në minutën e 27-të, kur Luiz Diaz barazoi sfidën. Kaq ishte për pjesën e parë, teksa në të dytën do të ishte Muhamed Salah ai që do t’i jepte avantazhin Liverpulit në të 65-tën minutë. Më pas kolumbiani Luiz Diaz do të shënonte sërish, por kësaj radhe ndodhej në pozicion jashtë loje.

Një fitore tepër e rëndësishme për “The Reds”, teksa marrin 3 pikë në një përballje delikate. Kemi ardhur në një fazë të kampionatit ku nuk tolerohet as gabimi më i vogël dhe mund të themi që të besuarit e Jurgen Klop ja dolën me sukses kësaj radhe duke kaluar një kundërshtar të fortë e pritur me qetësi përballjen direkte mes Sitit dhe Arsenalit.

Goli i Uellbek 0-1 (VIDEO)

Goli i Luiz Diaz 1-1 (VIDEO)

Goli i Salah 2-1 (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"