VIDEO/ Leverkuseni i rekordeve është i pamëshirshëm, fiton në transfertë dhe shkon +10 nga Bajerni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 3, 2024 | 17:35

VIDEO/ Leverkuseni i rekordeve është i pamëshirshëm, fiton në transfertë dhe shkon +10 nga Bajerni

Bajer Leverkusen po merr maksimumin nga gabimet radhazi të Bajern Mynih në kampionat, teksa sot ka çuar në 10 pikë diferencën me bavarezët që i ndjekin në klasifikim.

cdb48100-f7ed-41d2-81eb-561bb06502bf

Skuadra e Çabi Alonsos ka fituar me shifrat 2-0 në transfertë ndaj Këlnit, duke vazhduar sezonin perfekt ku nuk njohin ende asnjë humbje në asnjë kompeticion. Kartoni i kuq i Tilman për vendasit që në minutën e 14 ua bëri më të thjeshtë rrugëtimin në këtë ndeshje “aspirinave” të cilët gjetën avantazhin me anë të Frimpong në minutën e 38.

Më pas, në fraksionin e dytë të lojës, ishte Grimaldo i cili shënoi golin e rezultatit 2-0 me të cilin u mbyll kjo sfidë, duke ngjitur Leverkusenin në kuotën e 64 pikëve. Kur mbeten edhe 10 ndeshje deri në mbyllje të kampionatit, dhe me 10 pikë avantazh ndaj Bajernit, duket thuajse e sigurt se kjo skuadër në mbyllje të edicionit do të çojë lart për herë të parë në historinë e saj trofeun e Bundesligës.

GOLI I FRIMPONG (VIDEO)

GOLI I GRIMALDO (VIDEO)

asdsadsasdasd

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"