VIDEO/ Leçe e Ramadanit i merr pikë Monzës, Sasuolo përmbyset në transfertë nga Frozinone

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2023 | 17:02

VIDEO/ Leçe e Ramadanit i merr pikë Monzës, Sasuolo përmbyset në transfertë nga Frozinone

Kanë përfunduar dy ndeshjet e pasdites të vlefshme për javën e 4-të të Serisë A.ramadani

Frozinone ka arritur të mposhtë me përmbysje Sasuolon, ekipi ku luan edhe mesfushori i Kombëtares kuqezi, Nedim Bajrami. Ky i fundit e nisi sfidën që nga minuta e parë.

Vendasit arritën të përmbysin shifrat nga 0-2, duke i dërguar në 4-2.

Nga ana tjetër Leçe e Ylber Ramadanit mori një barazim në transfertën me Monzën. Autorët e golave ishin Krstoviç në minutën e 3’të nga pika e bardhë e penalltisë dhe nga Kolpani në të 24-ën, ku barazoi shifrat.

GOLI I KRSTOVIÇ (VIDEO)

GOLI I KOLPANIT (VIDEO)

Të dyja ekipet ngelën me 10 lojtarë pas kartonëve të kuq të Basçirotos dhe Kaldirolës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"