VIDEO/ Lacio feston me Hysajn titullar, skuadra e Sarrit triumfon në Kupën e Italisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2023 | 22:58

VIDEO/ Lacio feston me Hysajn titullar, skuadra e Sarrit triumfon në Kupën e Italisë

Lacio triumfoi mbrëmjen e sotme ndaj Xhenoas me rezultatin 1-0 në duelin e vlefshëm për raundin e 1/8-ave të Kupës së Italisë, duke u kualifikuar për më tej.  

Matteo Guendouzi

Skuadra e trajnerit Mauricio Sarri, ku u aktivizua titular edhe mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, iu fal golit të mesfushorit francez Guendouzi në minutën e 5-të. 

Ky ishte suksesi i tretë radhazi për të kaltrit nga kryeqyetit, të cilët 3 ndeshjet e fundit i kanë zhvilluar në shtëpi. Pas fitoreve në Champions ndaj Sëlltik dhe asaj në kampionat ndaj Kaljarit, Lacio arriti të regjistronte një tjetër rezultat pozitiv. 

Për sa i përket Hysajt, ai u aktivizua gjatë gjithë takimit si mbrojtës i krahut të djathtë, duke bërë një paraqitje mjaft të mirë.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"