VIDEO/ Laçi thellon krizën e Vllaznisë, mund shkodranët në “Loro Boriçi” dhe heq mundësinë e marrjes së kreut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2024 | 23:50

VIDEO/ Laçi thellon krizën e Vllaznisë, mund shkodranët në “Loro Boriçi” dhe heq mundësinë e marrjes së kreut

Laçi mund me shifrat 1-2 Vllazninë brenda në “Loro Boriçi”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të të Kategorisë Superiore. Një ndeshje vërtetë e çmendur në Shkodër, me vendasit që humbin mundësinë që të marrin vendin e parë dhe kurbinasit që i shkëputen edhe më shumë zonës së mbijetesës.

bandicam 2024-04-13 19-48-12-836

Gjithçka u hap falë një goli të Esin Hakajt në minutën e 20-të. Pastaj do e merrte fjalën Laçi, që ndryshoi komplet fytyrë në pjesën e dytë, dhe si fillim kurbinasit realizuan me Tresën në të 57-tën minutë dhe më pas me një supergol nga Serxho Ujka në minutën e 82-të, duke vulosur rezultatin 1-2.

Me këtë rezultat, Vllaznia mbetet në vendin e dytë me 51 pikë, ndërsa Laçi në të shtatin me 38 pikë.

VLLAZNIA-LAÇI 1-2

NGJARJET KRYESORE

90+5′ Mbyllet ndeshja në “Loro Boriçi”, fitojnë kurbinasit 1-2.

90′ Gjyqtari akordon 5 minuta shtesë.

82′ GOOOOOOOOOOL LAÇI ! Kurbinasit përmbysin gjithçka. Serxho Ujka ndëshkon shkodranët me një supergol nga goditja e dënimit. (VIDEO)

80′ Goditje dënimit për Vllazninë që e ekzekuton Bekim Balaj, por topi përfundon në murin mbrojtës.

77′ Mundësi e mirë për Çobën në krahun e djathtë, me sulmuesin që kroson por që nuk gjen askënd nga shokët e skuadrës.

71′ Laçi rrezikon autogolin e dytë. Çoba pason ngra krahu i djathtë i zonës me topin që preket nga mbrojtja kurbinase dhe me fat përfundon në këmbët e portierit Dajsinani. (VIDEO)

70′ Bekim Balajn godet me kokë nga një krosim i ardhur nga goditja e këndit, me topin që shkon shumë afer shtyllës. (VIDEO)

69′ Krosim i rrezikshëm drejtë zonës kurbinase, por largohet gjithçka. (VIDEO)

62′ Tani kemi 2 zëvendësime në radhët e Vllaznisë. Largohet Alivoda për Bruno Gomezh, dhe Gruda për Smajlin.

57′ GOOOOOOOOOL LAÇI ! Kurbinasit barazojnë gjithçka. Myrta pason drejt Tresa që finalizon me një supergoditje nga krahu i djathtë i zonës. (VIDEO)

55′ Pasimet e shumta japin rezultat. Kurti kroson nga krahu u djathtë për te Sobouejll që godet me kokë, por topi përfundon jashtë. (VIDEO)

53′ Tani është Laçi që qarkullon topin në kërkim të golit të barazimit.

51′ Ndërhyrje e parregullt e Alivodës në dëm të Prodanit.

50′ Depërtim i bukur nga ana e Grudës në krahun e majtë dhe godet, por topi devijohet dhe shkon lehtë në duart e Dajsinanit. (VIDEO)

48′ Goditje dënimi e shkaktuar nga Prodani në dëm të Çobës.

46′ Shkëndijat e para n5 pjesën e dytë i jep Laçi. Sobouejll deepërton në zonë nga e majta, godet por topi devijohet në goditje këndi.

46′ Starton pjesa e dytë! Armando Cungu bën dy zëvendësime. Del Mjaki dhe i lë vendin Tresës, dhe Kryeziu i cili ia lë Myrtës.

45′ Mbyllet pjesa e parë në Shkodër!

45′ Krosimi nga krahu i majtë nuk gjen Balajn i cili del huq duke mos shënuar dot të dytin për të tijët. (VIDEO)

44′ Tjetër moment i mirë për shkodranët. Krosimi nga goditja e këndit për pak sa nuk përfundon në rrjetë. (VIDEO)

38′ Laçi për pak sa nuk shënon autogolin e dytë. Krosimi në zonë nga e djathta përfundon në këmbët e Da Silvës që në përpjekje për ta larguar topin, për pak sa nuk e dërgon te porta e tij. (VIDEO)

37′ Alivoda shkarkon të majtën, me një goditje që devijohet dhe jep iluzionin e golit të parë por sfera përfundon jashtë.

36′ Top i gjatë në kërkim të Grudës, ky i fundit e merr por jo siç duhet duke humbur nj5 shans të mirë për vendasit.

34′ Sala ndëshkohet me karton të verdhë.

32′ Shans i artë për Kurbinasit. Krosimi në zonë nga goditja e dënimit gjen Da Silvën, po goditja e tij me kokë përfundon jashtë drejtëkëndorit. (VIDEO)

29′ Kryeziu bën një ndërhyrje të gabuar ndaj Çobës, vendasit kërkojnë karton të verdhë dhe gjyqtari ia tregon atë.

21′ Rrezikimi i parë i Laçit. Sobouejll depërton bukur nga krahu i majtë në zonën kundërshtare por nuk gjen askënd nga shokët e skuadrës. (VIDEO)

18′ GOOOOOOOOOL VLLAZNIA! Hakaj tenton të krosojë nga krahu i majtë, me topin që devijohet nga Kurti dhe përfundon në rrjetë. (VIDEO)

16′ Përsëri mundësi e mirë për shkodranët. Kemi një krosim në shtyllën e dytë për Çobën, ky i fundit tenton ta drejtojë sferën drejt qendrës por pret përsëri Dajsinani

13′ Krosimi nga goditja e dënimit i drejtohet shtyllës së dytë, por largohet nga kurbinasit. Pas spastrimit të zonës topin e merr Sala që fluturimthi godet, por pret Dajsinani. (VIDEO)

11′ Kemi një ngritje takash nga Kurti, duke bërë një ndërhyrje të parregullt kundrejtë Hakajt. Shans i mirë për vendasit nga goditja e dënimit.

8′ Goditja e parë në portë vjen nga kuqeblutë. Gruda depërton nga krahu i majtë drejt qendrës, liron të djathtën, por goditja ishte e lehtë dhe qëndrore. (VIDEO)

5′ Vazhdojnë shkodranët të qarkullojnë topin, në kërkim të hapsirave.

3′ Alivoda tenton goditjen nga kufijtë e zonës, por bllokon mbrojtja kurbinase.

2′ Kryeziu rrezikon kartonin e parë të verdhë, bën një ndërhyrje të parregullt kundrejtë Malës.

1′ Starton ndeshja në “Loro Boriçi”.

FORMACIONET ZYRTARE

VLLAZNIA: Qarri, Hakaj, Juriç, Stojanoviç, Sala, Krymi, Alivoda, Gruda, Mala,  Çoba, Balaj

Trajner: Qatip Osmani

LAÇI: Dajsinani, Prodani, Zhunior, Dajko, Kurti, Manellari, Kryeziu, Melo, Ujka, Da Silva, Sobouejll

Trajner: Armand Cungu

09684fc7-c5f0-48ee-b9a9-3ebc7ce687af

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"