VIDEO/ Laçi fiton bindshëm ndaj Kastriotit, kurbinasit mbeten jashtë Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2023 | 18:00

VIDEO/ Laçi fiton bindshëm ndaj Kastriotit, kurbinasit mbeten jashtë Europës

Laçi ka arritur të fitojë me rezultatin 3-0 kundër Kastriotit në javën e fundit të kampionatit.

laci

Kurbinasit e nisën mjaft mirë duke gjetur rrjetën pas një autogoli të Salit dhe në pjesën e dytë shënuan dy herë me Ujkën.

Gjithsesi kjo fitore nuk i ndihmoi për t’i çuar në Europë, me Laçin që e mbylli kampionatin në vendin e pestë pas fitores së Vllaznisë përballë Bylisit. Nga ana tjetër, Kastrioti e mbylli kampionatin në vendin e fundit.

LAÇI-KASTRIOTI 3-0
28′ Sali (ag), 71′ Ujka, 90+1′

AUTOGOLI I SALIT

FORMACIONET ZYRTARE

Laçi: Selmani; Roganovic, Alla, Turkaj, Ziko, Spahiu, Ujka, Manellari, Bibo, Mazrekaj, Guindo.
Trajner: S. Nica

Kastrioti: Sali; Sulke, Kodra, Karakaçi, Zogaj, Bejzade, Onanuga, Çela, Arapi, Greca, Selmani.
Trajner: E. Çela

WhatsApp Image 2023-05-29 at 3.25.34 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"