VIDEO/ “Kumbulla duhet të ndalë Levën”, Duro në “Panorama TV”: Silvinjo ka zgjedhur futbollistët më të mirë ndaj Polonisë, ja si përfundon sfida

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2023 | 16:58

VIDEO/ “Kumbulla duhet të ndalë Levën”, Duro në “Panorama TV”: Silvinjo ka zgjedhur futbollistët më të mirë ndaj Polonisë, ja si përfundon sfida

Ish-mesfushori i Kombëtares, Klodian Duro ka qenë i ftuar në emision sportiv “Panorama Sport” në “Panorama TV”. Ai ka folur për ndeshjen e sotme Poloni-Shqipëri teksa shpreson që kuqezinjtë të marrin një fitore minimale ose e keqja fare një barazim. Ndër të tjera ai u shpreh se Kumbulla duhet të japë maksimumin për të ndaluar sulmuesin Robert Levandovski.2e7ffc94-201b-4698-b670-f8ad4940b10e

“Është një ndjesi e veçantë të luash për Kombëtaren. Është ndjesia më e mirë për çdo lojtar. Si çdo fillim i eliminatoreve është një ndjesi e veçantë, nuk do të jetë një ndeshje e lehtë. Për mua do të jetë e vështirë.

Është diçka tjetër kur e provon ekipin në një ndeshje miqësore, urojmë dhe shpresojmë të gjithë ta nisim me këmbën e mbarë. Mua më pëlqen e gjithë atmosfera që është krijuar me ardhjen e trajnerit të ri. Silvinjo dhe Zabaleta kanë lënë gjurmë të mëdha në futboll, futbollistët do të jenë të motivuar.  Silvinjo ka pozitivitet dhe besim që ka si në mendime dhe në rreshtimin në fushë. Kemi dy mungesa të rëndësishëm si është Gjimshiti në mbrojtje dhe Broja në sulm. Por uroj që të gjithë futbollistët të japin maksimumin. Ne kemi pasur dhe kemi alternativa në mbrojtje. Kushdo që të luajë të japë gjithccka nga vetja e tij. Ne kemi alternativa të mira dhe në sulm, sulmuesit që kemi kanë shënuar gola vazhdimisht në ekipet e tyre. Asani ka potencial dhe duhet të përshtatet mirë me ekipin. Të gjithë futbollistët kanë minutazh dhe duhet të bëjnë maksimumin për një rezultat pozitiv. Futbolli ecën shumë shpejt, dhe ndryshimet ndodhin shpejt si tek Polonia dhe tek Shqipëria. Nuk e dimë se si do të luajnë sot, ne kemi një stabilitet me futbollistët që kemi. Atmosfera është e mirë dhe një frymë e mirë të shërbejë për rezultatin.Levandovski është një ndër futbollistët më të mirë që ekziston. Kumbullës do ti bjerë barra më e madhe për ta ndalur, duhet të jemi të kujdesshëm dhe duhet të japim maksimumin. Mos ta lejojmë që të shtyjë topin drejt rrjetës. Trajneri Silvinjo ka ditur të zgjedh më të mirët për këtë ndeshje. Ky është një ekip kombëtar, dhe jo një ekip klubi. Unë uroj të fitoj Shqipëria, 1-0 mund të mbyllet sfida. Duhet tju tregojmë kundërshtarve të grupit që ne jemi të fortë dhe meritojmë të luajmë kundër kombëtareve më të mëdha”, u shpreh Duro.

Ai gjithashtu foli dhe për eksperiencën e tij si trajner duke mos zbuluar nëse së shpejti do ta shohim në drejtimin e ndonjë ekipi.

“Unë kam qenë trajner i Kukësit, dhe së bashku fituam për herë të parë Kupën e Shqipërisë. Karriera e një trajneri është më e vështirë se sa e një futbollisti. Klubet tona kanë nevojë që të rriten”, përfundoi ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"