VIDEO/ Kukësi merr tre pikë të arta, La Torre në pjesën e dytë sjell përmbysjen ndaj Erzenit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2023 | 23:52

VIDEO/ Kukësi merr tre pikë të arta, La Torre në pjesën e dytë sjell përmbysjen ndaj Erzenit

Kukësi ka siguruar një fitore shumë të rëndësishme përballë Erzenit, duke lëvizur nga vendi i fundit në klasifikim dhe hedhur një hap të rëndësishëm në luftën për mbijetesë ku është përfshirë aktualisht.

bandicam 2023-10-02 15-20-02-928

Verilindorët kanë mundur me shifrat 3-1 Erzenin në një sfidë e cila ka prodhuar mjaft emocione, por sidomos në pjesën e dytë.

Vendasit ishin larg pritshmërisë në të parën dhe Erzeni krijoi raste e shënoi golin e avantazhit me anë të Maliqit. Por në të dytë, ku loja u bë më e hapur me raste në të dy portat, ishte La Torre ai i cili bëri diferencën, me dy gola që sollën përmbysjen dhe i dhanë Kukësit fitoren e dytë të këtij kampionati.

KUKËSI 2-1 ERZENI

67′, 86′ La Torre / Maliqi 30′

NGJARJET KRYESORE:

90’+6’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Kukësit.

90’+5’ Tafas ndëshkohet me karton të verdhë për vonesa loje.

90’+5’ Beshiraj hyn në fushë në vend të Fejzajt.

90’+2’ Pas një goditje këndi, Mihana tenton golin me roveshatë. por në vend të topit godet portierin Tafas dhe shkakton faull duke u ndëshkuar me karton të verdhë. (VIDEO)

90’+1’ Maliqi harkon rrezikshëm nga e majta, Tafas del dhe grushton topin.

90′ Jepen 5 minuta shtesë.

87’ Kiqina merr vendin e Kacbufit në radhët e shijakasve.

87’ Sulmuesi ndëshkohet me karton të verdhë për festimin duke hequr fanellën.

86’ GOOOL KUKËSI! Pas një aksioni nga e majta, La Torre para portës nuk e ka të vështirë të çojë sferën në rrjetë. (VIDEO)

85’ Pikërisht Zeka ndëshkohet me karton të verdhë për një faull në mesfushë.

84’ Zeka merr vendin e Kahrimanoviç në fushë në radhët e Erzenit.

82’ Sahitaj i sapo futur në fushë lëshon një predhë nga e majta por Hasanbelli devijon dhe pastaj është mbrojtja që largon.

82’ Sahitaj merr vendin e Rivas në radhët e Kukësit.

81’ Mihana nxjerr Meçjan të lirë në zonë, gjuajtja e këtij të fundit është shumë e fortë dhe kalon mbi katërkëndorin e Tafas. (VIDEO)

77’ Hasaj hyn në zonë dhe driblon mes mbrojtësve, ai rrëzohet pas një kontakti me lojtarët e prapavijës mike por gjyqtari Hamitaj bën shenjë që loja të vazhdojë.

74’ Kacbufi ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Rivas.

67’ GOOOL KUKËSI! Pas një goditje këndi, topi mbërrin te La Torre i cili lëshon një predhë të pakapshme për Hasanbelli. (VIDEO)

63’ Mihana i shtohet serisë së rasteve të humbura në këto minuta, teksa nga e majta tenton të gjejë portën, me sferën që përfundon në fundore. (VIDEO)

62’ Këtë herë është Rivas i cili shfaqet në pozicion diagonal me portën dhe tenton të gjejë shtyllën e dytë, pa sukses. (VIDEO)

60’ Tjetër gjuajtje e fortë nga e djathta e Maliqit, Tafas këtë herë grushton. (VIDEO)

59’ Kundërsulm i shpejtë i miqve me Peposhin i cili del para portës, por e shtyn sferën më shumë se duhet dhe shkakton faull ndaj Tafas duke u ndëshkuar me të verdhë. (VIDEO)

56’ Meçja del në sulm dhe lëshon një gjuajtje të fortë që prek rrjetën e jashtme, aksioni bëhet i pavlefshëm pas sinjalizimit për një pozicion jashtë loje.

54’ Edhe Sadiki ndëshkohet me karton të verdhë.

53’ Da Mota ndëshkohet me karton të verdhë në radhët e vendasve.

51’ Da Mota harkon një goditje dënimi në zonën e Erzenit por mbrojtja largon dhe nis një kundërsulm të shpejtë, që nuk finalizohet pasi Tafas del nga zona dhe largon sferën.

46′ Nis pjesa e dytë! Largohet Rashiti dhe Salami, në lojë futen La Torre dhe Hasaj.

45+1′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

45′ Maliqi hedh një krosim në zonë dhe gjen Meçjan që godet me kokë dhe e çon jashtë.

36′ Rivas i afrohet një supergoli, por topi devijohet nga Hasanbelli për në goditje këndi. (VIDEO)

35′ Fejzaj provon me një gjuajtje nga distanca, por Hasanvelli e kontrollon pa probleme. (VIDEO)

30′ GOOOL ERZENI 0-1/ Maliqi përfiton nga një top i humbur në mbrojtje dhe çon topin në rrjetë. (VIDEO)

25′ Maliqi provon me një gjuajtje brenda zonës, me topin që shkon jashtë kuadratit. (VIDEO)

7′ Maliqi godet nga distanca, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

1′ Starton sfida në “Kukës Arena”!

FORMACIONET ZYRTARE:

KUKËSI: Tafas, Lamçe, Lala, Zhongo, Reçi, Fejzaj, Mbarak, Basha, Rivas, Salami, Rashiti.

Trajner: Stavri Nica

ERZENI: Hasanbelli, Maliqi, Sadiki, Atanda, Kacbufi, Peposhi, Alba, Kahrimanoviç, Migone, Meçja, Mihana.

Trajner: Alfred Deliallisi

WhatsApp Image 2023-10-02 at 13.24.05

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"