VIDEO/ Kukësi i jep leksion Tiranës në Kupë, e mund në shtëpi dhe hedh një hap drejt finales

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2024 | 23:52

VIDEO/ Kukësi i jep leksion Tiranës në Kupë, e mund në shtëpi dhe hedh një hap drejt finales

Kukësi fiton kundër Tiranës me shifrat përfundimtare 2-0, në ndeshjen e parë të raundit gjysmëfinal, të Kupës së Shqipërisë. Trajneri Devolli e kishte përgatitur ndeshjen me detaje, duke arritur të mposht bardheblutë dhe hedhur një hap të madh drejt finales.

kukesi tirana

Ishte Mingos ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 19-të, një rezultat që do të dyfishohej nga Solodovnikov në minutën e 59-të, të pjesës së dytë. Një fitore tepër e rëndësishme për verilindorët, që duke parë renditjen e tyre në kampionat, Kupa është kompeticioni i vetëm ku mund të bëjnë mirë.

Ndeshja e kthimit do të luhet me datë 24 prill.

 

 

LIVE

KUKËSI 2-0 TIRANA

20′ Mingo, 59′ Solodovnikov

NGJARJET KRYESORE

90+6 Mbyllet takimi në “Kukës Arena”. Fiton Kukësi me shifrat përfundimtare 2-0 përballë Tiranës.

90+2′ Dorëzohen bardheblutë. Kuksianët për pak sa nuk shënojnë të tretin. (VIDEO)

90′ Gjyqtari akordon 6 minuta shtesë.

87′ Tjetër zëvendësim te Kukësi. Tani është Hilaj që merr vendin e Salamit, dhe Uahab për Beshirajn.

86′ Përsëri janë bardheblutë që tentojnë. Kësaj radhe me një goditje tokazi nga jashtë zone, por që përfundon jashtë. (VIDEO)

83′ Tirana provon me të gjitha forcat për të shënuar qoftë dhe një gol, por kuksianët nuk lejojnë asnjë depertim në zonë. (VIDEO)

80′ Mundësi kundërsulmi për kuksianët. Topi i gjatë për Solodovnikov, por Hoxhallari bën një ndërhyrje perfekte duke larguar topin.

78′ Liriton Latifi ekzekuton një goditje dënimi, por topi bllokohet nga muri mbrojtës dhe përfundon në goditje këndi. (VIDEO)

77′ Zëvendësohet Hasaj, në vend të tij Zenunaj për kuksianët.

74′ Kukësi tenton të shënojë të tretin. Tashmë ishte Beshiraj që tenton me një goditje nga jashtë zone, por që pritet nga portieri Kozi. (VIDEO)

72′ Tirana tenton akoma të shënojë një gol për të ngushtuar rezultatin, por Tafas nuk e ka në plan që të pesojë gol sot.

70′ Përsëri Kukësi tregohet i rrezikshëm. Këtë herë ishte Salami që provoi me një goditje por që mbyllet nga mbrojtja bardheblu.

68′ Probleme për Fjoart Jonuzin. Tirana detyrohet ta zëvendësojë me Lushkjan.

63′ Tafas i pakalueshëm sot. Një tjetër pritje nga kapiteni i verlilindorëve, duke ndalur miqtë që të shënojnë.

59′ GOOOOOOOOOL Kukësi! Verlindorët shënojnë të dytin. Solodovnikov përfiton nga një përgjumje e mbrojtjes bardheblu dhe dërgon topin në rrjetë. (VIDEO)

58′ Karton i verdhë për Najdovskin.

54′ Zëvendësohet Patrik, në vend të tij hyn Abazaj.

50′ Zgjohet Kukësi. Solodovnikov tenton goditjen nga kufijtë e zonës por bllokohet nga mbrojtja kryeqytetase.

49′ Miqtë vazhdojnë me krosimet e shumta. Këtë herë ishte Latifi që provoi me kokë, por Tafas pret pa vështirësi.

48′ Patrik godet bukur me thembër, por gjuajtja ishte e lehtë dhe për më teper, jashtë kuadratit.

47′ Tirana nuk pret dhe tenton barazpeshën, krosimet e shumta nga bardheblute detyrojnë mbrojtjen Kuksiane disa herë ta largojë në goditje nga këndi.

46′ Starton pjesa e dytë në Kukës, asnjë ndryshim nga të dy trajnerët.

45+2′ Mbyllet pjesa e parë në “Kukës Arena”.

45′ Gjyqtari akordon 2 minuta shtesë.

45′ Duka ndëshkohet me të verdhë për protesta.

44′ Mundësi e mirë kundërsulmi për vendasit. Solodovnikov tenton të pasojë për Salamin në krahun e djathtë, por gabon krejtësisht.

40′ Goditja e parë brenda drejtëkëndorit për miqtë. Patrik tenton të befasojë portierin Tafas me një goditje nga krahu i majtë i zonës. (VIDEO)

38′ Tirana vazhdon e tenton në kërkim të golit të barazimit, por deri më tani nuk ka pasur asgjë konkrete.

35′ Trajneri Devolli ndëshkohet me të verdhë për protesta.

34′ Kryeqytetasit pretendojnë për penallti. Ishte Latifi ai që rrëzohet në zonë, por gjyqtari nuk akordon asgjë, ndërkohë që Devolli kërkon karton të verdhë për simulim.

31′ Kukësi në vështirsi tani, krosimet e shumta nga bardheblutë detyrojnë portierin Tafas të ndërhyjë në disa raste.

30′ Goditje dënimi në favor të Tiranës, krosohet në zonë por topi largohet me kokë nga mbrojtja verilindore.

28′ Pak sekonda pushim tani për lojtarët në mënyrë që të pijnë ujë dhe të freskohen.

23′ Tirana tenton të kundërpërgjigjet pas pësimit të golit, por Kukësi mbyllet mirë në prapavijë, në pritje të kundërsulmit.

20′ GOOOOOOOOL Kukësi! Një kundërsulm i shpejtë i vendasve sjell golin e parë të ndeshjes. Solodovnikov tenton goditjen në zonë, me topin që devijohet dhe shkon tek Mingo, që nuk e ka të vështirë të shënojë me portë bosh. (VIDEO)

17′ Dy goditje nga këndi rrjesht për Kukësin, tentohet të gjehet Solodovnikov por krosimet nuk kanë saktësinë e duhur.

15′ Ndërhyrje të shumta nga lojtarët e Tiranës në mesfushë.

13′ Tirana në sulm tani. Ishte Laftifi ai që tentoi të kthente një top nga kufijtë e krahut të djathtë të zonës, por mbrojtja verilindore nuk e lejon topin të depërtojë duke e larguar.

12′ Salami tenton të depërtojë nga e djathta, por ndalet nga mbrojtja e Tiranës në limitet e zonës.

8′ Ndërhyrje e gabuar e Lalës ndaj Patrik, ky i fundit ka nevojën e stafit mjekësor.

7′ Solodovnikov godet me kokë, por nuk e shqetëson portierin Kozi sepse topi përfundon jashtë.

6′ Goditje dënimi për Kukësin. Ekzekutohet nga Hasaj i cili kroson në zonë, por largon mbrojtja bardheblu.

4′ Tirana qarkullon topin, ndërsa Kukësi provon të bëj presion lart.

1′ Starton dueli!

FORMACIONET ZYRTARE

KUKËSI: Tafas, Lamçe, Reçi, Zhongo, Mingo, Hasaj, Duka, Beshiraj, Mustafa, Lala, Solodovnikov

TRAJNERI: Bledar Devolli

TIRANA: Kozi, Lulaj, Najdovski, Jonuzi, Latifi, Haxhiu, Përgjoni, Jaku, Deliu, Hoxhallari, Patrik

TRAJNERI: Erbim Fagu

WhatsApp Image 2024-04-03 at 2.33.18 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"