VIDEO/ Kukësi dhe Dinamo nuk i prishin punë njëra-tjetrës, të dy palët i kënaq një barazim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2023 | 23:58

VIDEO/ Kukësi dhe Dinamo nuk i prishin punë njëra-tjetrës, të dy palët i kënaq një barazim

Kukësi dhe Dinamo kanë ndarë pikët në ndeshjen e javës së 12 të Kategorisë Superiore, duke mos ndryshuar shumë gjëra në pozitat e tyre në klasifikimin e kampionatit.

bandicam 2023-11-05 15-22-25-324

Skuadrat kanë dhuruar pak emocione në këtë përballje në pjesën e parë, me një lojë të ekuilibruar, ndërsa rastet për t’u kujtuar do të ishin kryesisht në pjesën e dytë të takimit. Fillimisht ishte Reçi ai i cili goditi traversën për vendasit, ndërsa më pas miqtë tundën rrjetën me Zabërgjen, por panë t’u anulohej goli për pozicion jashtë loje.

Në fund, të dy palët u desh të kënaqeshin me këtë barazim, i cili gjithsesi nuk ka ndryshuar shumë pozitat e tyre në klasifikim me Kukësin që vazhdon të jetë jashtë grupit të skuadrave që luajnë për Final 4 dhe Dinamon që mbetet në zonën e rënies nga kategoria.

KUKËSI 0-0 DINAMO

NGJARJET KRYESORE:

90’+4’ Mbyllet ndeshja me barazimin pa gola.

90’ Jepen 4 minuta shtesë.

90’ Lamçe merr vendin e Dukës në minutat e fundit në radhët e Kukësit.

89’ Harkim nga e djathta në zonën e Kukësit, Behiratçe me kokë provon por nuk gjen portën. (VIDEO)

88’ Dinamo ka iniciativën e lojës në minutat e fundit, më kërkuese për një gol dhe pikët e plota.

85’ Tusha merr vendin e Kaçorrit në radhët e Dinamos.

83’ Denison merr topin në gjysmëfushën kundërshtare dhe pastaj zgjedh të mos pasojë në krah, por të gjuajë nga distanca, duke fluturuar topin mbi traversë.

81’ Rivas harkon nga e majta në zonën e Dinamos, Behiratçe largon para devijimit të Smajlit.

79’ Sula merr vendin e Domit në radhët e Kukësit.

77’ Marku kroson nga e djathta, Tafas del dhe grushton duke larguar rrezikun.

76’ Zabergja shkëputet në të djathtën dhe shfaqet i vetëm para portës, duke mposhtur Tafas. Por vijërojtësi e sinjalizon në pozicion jashtë loje dhe më pas edhe VAR-i e konfirmon. (VIDEO)

72’ Andoni merr vendin e Vilës në radhët e Dinamos.

68′ Zëvendësim te Kukësi. Largohet Beshiraj dhe në vendin e tij futet Smajli.

66′ Zhongo ndalon me faull Zabërgjan dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

58′ Reçi provon me kokë, por tentativa e tij përplaset në traversë. (VIDEO)

46′ Dy zëvendësime te Kukësi. largohet La Torre dhe Sahitaj, në vendet e tyre Rashiti dhe Rivas.

46′ Nis pjesa e dytë!

45′ Mbyllet pjesa e parë pa asnjë minutë shtesë!

40′ Allmuça ndërhyn gabuar ndaj Salamit dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

39′ Mija provon me një gjuajtje fluturimthi me të majtën, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat. (VIDEO)

29′ Zabërgja ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar.

24′ Domi tenton me një gjuajtje të rrezikshme, e cila shkon mbi kuadratin e portës. (VIDEO)

16′ Denison tenton nga distanca, por tentativa e tij shkon shumë larg kuadratit. (VIDEO)

11′ Kaçorri tenton sërish nga distanca, por topi kësaj radhe ndalet nga Tafas.

8′ Kaçorri provon me një gjuajtje nga distanca, e cila shkon jashtë kuadratit.

1′ Starton sfida në “Kukës Arena”!

FORMACIONET ZYRTARE:

KUKËSI: Tafas, Duka, Lala, Zhongo, Reçi, Fejzaj, Sahitaj, Salami, Domi, Beshiraj, La Torre.

Trajner: Stavri Nica

DINAMO: Sali, Marku, Behiratçe, Hoxha, Allmuça, Zabërgja, Mija, Lorran, L. Vila, Denison, Kaçorri.

Trajner: Dritan Mehmeti

8789.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"