VIDEO/ Kualifikimi historik i Gjeorgjisë në Europian, ja festa e çmendur e tifozëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2024 | 12:50

VIDEO/ Kualifikimi historik i Gjeorgjisë në Europian, ja festa e çmendur e tifozëve

Gjeorgjia mposhti mbrëmë Greqinë me 11-metërsha, duke siguruar kualifikimin në Europian.MixCollage-27-Mar-2024-12-49-PM-7346

Moment historik pasi është hera e parë që kombëtarja gjeorgjiane, arrin të kualifikohet në një kompeticion kaq madhor. Një festë elektrizuese dhe legjitime shpërtheu në Tbilis, pas kësaj arritje historike.

Ndërkohë një video po bën xhiron në rrjetet sociale, ku shihet festa e çmendur e tifozëve. Brohoritma, lot gëzimi, përqafime dhe puthje për një arritje kaq të madhe.

Rikujtojmë që Europianin e Gjermanisë, Gjeorgjia do të jetë pjesë e Grupit F së bashku me Turqinë, Portugalinë dhe Çekinë. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"