VIDEO/ Kthimi në La Liga nuk ishte siç e priste, Muriqi i inatosur pas zëvendësimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2023 | 23:37

VIDEO/ Kthimi në La Liga nuk ishte siç e priste, Muriqi i inatosur pas zëvendësimit

Majorka ka barazuar sot pa gola përballë Osasunës në ndeshjen që hapte javën e 27 në La Liga, një ndeshje ku Vedat Muriqi si rrallëherë u pa të protestonte ndaj… trajnerit të tij.

sdfsfsfdsfsfd

Në minutën e 76-të të ndeshjes, Muriqi pa numrin në tabelën e zëvendësimeve dhe rëagoi menjëherë ndaj këtij vendimi me shenja ndaj teknikut të tij. Ai më pas u kthye në pankinë dhe ishte dukshëm i inatosur, teksa po komentonte me shokët e skuadrës vendimin e trajnerit Aguirre.

Një situatë që padyshim nuk i ka pëlqyer sulmuesit të Kosovës i cili ndoshta shpresonte që me kthimin në kampionat, të kthehej edhe te goli i cili i mungon që nga muajin shkurt dhe të cilin nuk e gjeti as në grumbullimin me përfaqësuesen e Kosovës në dy ndeshjet e marsit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"