VIDEO/ Kthimi i Elbasanit në Superiore, shihni si e festuan verdheblutë bashkë me tifozët e tyre

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2024 | 21:53

VIDEO/ Kthimi i Elbasanit në Superiore, shihni si e festuan verdheblutë bashkë me tifozët e tyre

Elbasani ka festuar sot kthimin zyrtarisht në Kategorinë Superiore. Suksesi ndaj Apolonisë në ndeshjen e darkës i dha mundësinë skuadrës së Nevil Dedes që të siguronte matematikisht distancën që i duhej nga vendi e tretë i Flamurtarit që ta cilësonte vetën përsëri pjesë të elitës.

asddasdsaadsasdadsd

Elbasani nuk kishte mundësinë që në këtë ndeshje vendimtare ndaj Apolonisë, të fituar me shifrat 1-0, të kishte si përkrahje tifozët e zjarrtë të skuadrës verdheblu, pasi stadiumi ishte mbyllur nga një vendim i Disiplinës.

Por pas sfidës, lojtarët kanë nisur festën e tyre në fushën e lojës dhe më pas atyre u janë bashkuar edhe një grup tifozësh që kishin qenë jashtë stadiumit, në pritje të dekretimit të ngjitjes përsëri në elitë të klubit të qytetit.

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"