VIDEO/ Korabi bën surprizën në Berat, mund Tomorin dhe vazhdon garën drejt Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2023 | 0:07

VIDEO/ Korabi bën surprizën në Berat, mund Tomorin dhe vazhdon garën drejt Superiores

Një gol i Albers Kekos në pjesën e dytë i ka mjaftuar Korabit për të siguruar vazhdimin në luftën për ngjitjen në Superiore. Skuadra dibrane ka bërë surprizën duke eliminuar Beratin në fushën e këtij të fundit me fitoren 1-0.

3694cab8-c017-4ec1-8b2d-525968b8669b

TOMORI-KORABI 0-1
74′ Keko

NGJARJET KRYESORE

90’+7′ Mbyllet ndeshja me fitoren e Korabit i cili vazhdon në play-off për Superioren. 

90’+4’ Keko i lë vendin Buçit ndërsa Marku Xhafës.

90′ Jepen 5 minuta shtesë.

88’ Solomon merr vendin e Deliut në radhët e beratasve,

80’ Sfida ndizet në  fundin e ndeshjes me Hidën për vendasit e Mziun për miqtë që ndëshkohen me karton të verdhë.

78’ Muça dhe Alinani hyjnë në fushë në vend të Dushkajt dhe Ismailajt për vendasit.

77’ Protesta të furishme të beratasve të cilët pretendojnë për penallti për një prekje top me dorë në zonë. Por gjyqtari Myrtaj nuk e mendon kështu.

74’ GOOOL KORABI! Pas një goditje dënimi me skemë të dibranëve, Keko gjuan në hyrje të zonës dhe i jep avantazhin ekipit të tij.

67’ Lilaja e Kasalla lënë fushën e lojës duke i bërë vend Selmanit dhe Demajt në radhët e Korabit.

58’ Korabi bën një lëvizje duke larguar Jotin, për t’i bërë vend Deliut.

57’ Deliu provon nga jashtë zonës, sfera kalon rrezikshëm mbi traversën e skuadrës dibrane.

49’ Tomori i afrohet përsëri golit të avantazhit. Pas një goditje dënimi të harkuar në zonë, Shaqe devijon sferën por ajo ndalet nga shtylla.

46′ Nis pjesa e dytë e ndeshjes.

45’+2′ Mbyllet pjesa e parë pa fitues. 

45′ Jepen 2 minuta shtesë.

41’ Beratasit pretendojnë për gol pasi një gjuajtje me kokë devijohet në traversë e më pas është Ismailaj i cili gjuan dhe sfera ndalet mbi vijën fatale nga një mbrojtës. Protesta të lojtarëve të Tomorit, por gjyqtari nuk akordon gol.

31’ Kasalla është i ndëshkuari i parë me karton të verdhë i sfidës, pas një faulli në mesfushë.

25′ Beratasit janë më kërkues, por pa ia dalë që të shfaqen rrezikshëm para Qyranit.

13’ Pas një goditje dënimi të harkuar në zonë nga e majta, Shaqe gjuan me kokë por Qyrani pret pa probleme.

4’ Ismailaj hyn në zonë nga e majta, gjuan por gjen përgjigjen e portierit.

1’ Nis dueli për një vend në play-off.

FORMACIONET:

TOMORI: Boje, Kasmollari, Hida, Shaqe, Çaço, Fejzaj, Deliu, Dushkaj, Ismailaj, Adetola, Emini
TRAJNER: Koldian Arbri

KORABI: Qyrani, Selmani, Lala, Paplekaj, Tabaku, S. Mziu, Lila, Marku, Joti, Keko, Kasalla
TRAJNER: Shpend Kumbarçe

GJYQTAR: INDRIT MYRTJA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"