VIDEO/ Klasi nuk vdes kurrë, Kaka mahnit tifozët në turneun mes legjendave në Stamboll
Disa nga yjet e të kaluarës të futbollit botëror, janë mbledhur në Stamboll për të ndjekur ndeshjen mes Mançester Sitit dhe Interit, por edhe për të marrë pjesë në një mini-turne të organizuar nga sponsorët e finales së Ligës së Kampioneve.
Fitues të Ligës së Kampioneve, por edhe emra të tjerë shumë të njohur, kanë kënaqur tifozët në Stamboll duke luajtur 6 kundër 6, me katër ekipet që kanë dhuruare spektakël, edhe pse protagonistët kanë varur këpucët në gozhdë prej vitesh.
Kafu, Materaci, Pires, Klaivert, Nesta, Roberto Karlos, Makelele, Sedorf, Maikon, Figo, Kaka, Karrëmbë, Milito, Demirel, Altintop, Emre apo edhe Arda Turan, ishin disa nga pjesëmarrësit në këtë aktivitet.
Dhe një nga emrat që vazhdoi të tregonte klasin e tij të pamasë, ishte Rikardo Kaka, i cili mori duartrokitje edhe nga kundërshtarët për golin që shënoi kur skuadra e Figos u përball me atë të Kafu.
You can’t defend Kaká like this no matter how long you’ve been retired 😂#UCLfinal pic.twitter.com/RCrsFfBagX
— Football on BT Sport (@btsportfootball) June 9, 2023
Goli në portën e Xhulio Sezar, me siguri i kujtoi ish-milanistit emocionet e derbit dhe e festoi pikërisht si asokohe.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"