VIDEO/ “Kasano nuk është aty, apo jo?”, Murinjo tallet me ish-futbollistin pas fitores kundër Fejnordit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2023 | 14:45

VIDEO/ “Kasano nuk është aty, apo jo?”, Murinjo tallet me ish-futbollistin pas fitores kundër Fejnordit

Roma arriti një fitore të madhe përballë Fejnordit për të arritur në gjysmëfinalet e Ligës së Europës, ku përballë do të ketë Bajer Leverkusesnin.

Collage Maker-21-Apr-2023-12-15-PM-6179

Pas përfundimit të sfidës, portugezi dha një intervistë për “Skysport”, duke zgjedhur të provokonte pak edhe Antonio Kasanon, me të cilin ka pasur disa përplasje në media kohët e fundit.

Në një moment gazetari i thotë Murinjos: “Kemi një studio plot me kampionë, mendoj se ata duan disa mendime”, dhe portugezi e pyet: “Kasano nuk është aty, apo jo?”, duke qeshur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"