VIDEO/ Kapiteni Xhaka titullar i padiskutueshëm, Shaqiri e nis nga stoli! Zvicra bën “paqe” në miqësoren ndaj Austrisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2024 | 20:45

VIDEO/ Kapiteni Xhaka titullar i padiskutueshëm, Shaqiri e nis nga stoli! Zvicra bën “paqe” në miqësoren ndaj Austrisë

Zvicra nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në miqësoren ndaj Austrisë, të zhvilluar mbrëmjen e sotme në stadiumin “Kybunpark” në St.Galen. 

xhaka granit

Granit Xhaka ishte titutullar i padiskutueshëm teksa mbante edhe shiritin e kapitenit, ndërkohë që Xherdan Shaqiri e nisi nga stoli duke u hedhur në fushë në minutën e 77-të.  

Të dyja golat u shënuan në pjesën e parë. Fillimisht ishte Baumgartner, që kaloi miqtë në avantazh në minutën e 5-të, ndërkohë që Vidmer vendosi baraspeshën në minutën e 26-të. 

Vlen të theksohet fakti se Granit Xhaka u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 57-të, teksa futbollisti tjetër me origjinë shqiptare, Jashari, e ndoqi miqësoren nga stoli.  Zvicra ndeshjen e parë në Europian e luan më 15 qershor, ku luan ndaj Hungarisë në Këln.

GOLI I ZVICRËS: VIDEO

GOLI I AUSTRISË: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL
 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"