VIDEO/ “Kam punuar mjaftueshëm”, Nadal njofton rikthimin në fushë pas një viti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2023 | 14:35

VIDEO/ “Kam punuar mjaftueshëm”, Nadal njofton rikthimin në fushë pas një viti

Rafael Nadal ka njoftuar në një video të publikuar në faqet e tij në rrjetet sociale se është gati të rikthehet në garat e tenisit. Kështu, ish-numri 1 i botës deklaroi se do të garojë sërish në turneun e Brisbane, i cili zhvillohet nga 31 dhjetori deri më 7 janar.

nadal

“Përshëndetje të gjithëve, pas një viti jashtë, ka ardhur koha të rikthehemi. Do të jetë në Brisbane, në javën e parë të janarit. Shihemi atje. Besoj se kam punuar mjaftueshëm në karrierën time sportive për të mos e mbyllur karrierën në një konferencë shtypi. Do të përpiqem ta përfundoj karrierën time profesionale në mënyrën e duhur”, theksoi Nadal kohë më parë, duke shfaqur tashmë imazhet e tij në palestër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"