VIDEO/ Kallaku protagonist me asist, ekipi i tij fiton dhe hyn në garën për një vend në Kupat e Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 29, 2024 | 17:47

VIDEO/ Kallaku protagonist me asist, ekipi i tij fiton dhe hyn në garën për një vend në Kupat e Europës

Sherif Kallaku ka filluar të bëhet protagonist në futbollin rumun me ekipin e Sepsi. Mesfushori shqiptar ka bërë mjaft mirë së fundmi me skuadrën e tij dhe sot e ka ndihmiuar që të sigurojë një fitore të rëndësishme në transfertë për të vazhduar luftën për një vend në Europë.

bandicam 2024-02-29 17-30-56-464

I rreshtuar si titullar në sfidën kundër Botoshani, Kallaku ishte protagonist te aksioni i golit të rezultatit të përkohshëm 2-0. Ai përfitoi pas një gjuajtje të kthyer nga traversa për të tentuar vetë portën, duke dërguar në fakt topin në formë asisti drejt Debeljuh i cili tundi rrjetën.

SHIH VIDEON

Më fitoren e sotme 2-1, Sepsi gjendet ne vendin e 7 në renditjen e kampionatit, plotësisht në garë për një vend në grupin e skuadrave që pretendojnë të hyjnë në minigrupin e gjashtëshes së parë që do të diskutojë titullin dhe Europën në fazën tjetër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"