VIDEO/ Ka luajtur 3 ndeshje me Kombëtare, mesfushori shqiptar gjen golin e dytë në… Sllovaki

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2024 | 17:26

VIDEO/ Ka luajtur 3 ndeshje me Kombëtare, mesfushori shqiptar gjen golin e dytë në… Sllovaki

Mesfushori shqiptar, Kristi Qose, i cili numëron 3 ndeshje me fanellën e Kombëtares Shqiptare, gjeti rrugën e rrjetës ditën e djeshme me skuadrën sllovake të Kosices, në duelin ndaj Trencit, të fituar nga ekipi i Qoses me rezultatin 1-2. 

QOSE

28-vjeçari shënoi golin e avantazhit në minutën e 69-të të sfidës, ndërkohë që vendasit barazuan përkohësisht me Donkor në minutën e 90-të. Për golin e fitores mendoi Fabis në minutën e 90+8. Një 3 pikësh i artë ky për Kosicën, në luftën për mbijetesë.  

Për sa i përket Qoses ky ishte goli i dytë në 25 ndeshje me ekipin sllovak. 28 vjeçari la fushën e lojës i dëmtuar në minutën e 77-të të sfidës, teksa nuk dihet në qoftë se do të jetë i disponueshëm në duelin e radhës.    

GOLI I QOSES: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"