VIDEO/ Juventusi është ndryshe në Kupë, Kieza dhe Vlahoviç sigurojnë fitoren ndaj Lacios

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2024 | 22:56

VIDEO/ Juventusi është ndryshe në Kupë, Kieza dhe Vlahoviç sigurojnë fitoren ndaj Lacios

Juventusi ka fituar sot ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë ndaj Lacios me shfrat 2-0, duke hedhur një hap të sigurt drejt finales së këtij turneu.

63accffd-7d9c-4ec8-a6e1-9d9c81ef66ff

Pak ditë pasi ishte mundur nga ekipi i drejtuar nga Igor Tudor në kampionat, skuadra e Alegrit ka bërë gjërat ndryshe në sfidën e Kupës, duke u shfaqur më e uritur dhe agresive, edhe pse në pjesën e parë nuk u shfaq shumë e rrezikshme teksa në një moment iu shpëtua nga traversa.

Por pjesa e dytë nisi me një ritëm tjetër dhe shumë shpejt, Kieza i dha avantazhin ekipit vendas me një aksion perfekt, Kjo i dha qetësinë Juventusit që të planifikonte kundërsulmet dhe më një të tillë, erdhi edhe goli i dytë i shënuar nga Vlahoviç që vulosi një fitore të pastër 2-0.

JUVENTUS-LACIO 2-0
50′ Kieza, 64′ Vlahoviç

NGJARJET KRYESORE

90’+5’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-0 të Juventusit.

85’ Jilldiz driblon tre lojtarë dhe pason për Ueah në zonë, gjuajtja e këtij të fundit devijohet nga Mandas dhe më pas Vlahoviç e kthen në duart e portierit. (VIDEO)

81’ Ka minuta edhe për Hysajn, i cili hyn në fushë në vend të Gila. (VIDEO)

70’ Pas një goditje këndi, Gati devijon me kokë por sfera shkon jashtë, jo shumë larg katërkëndorit të Lacios. (VIDEO)

64’ GOOOL JUVENTUSI! Kundërsulm i rrufeshëm i Juventusit me topin që shkon te Vlahoviç në krahun e djathtë. Serbi shmang një mbrojtës dhe çon sferën në rrjetë në shtyllën e dytë me të majtën. (VIDEO)

60’ Aksion i shpejtë i Juventusit me topin që në fund shkon te Lokateli, i cili lëshon një predhë nga jashtë zonës që devijohet. Gjithçka bëhet e pavlefshme nga një prekje e topit me dorë nga Kieza. (VIDEO)

50’ GOOOL JUVENTUSI! Pasim perfekt në qendër i Kambiaso për Kiezën i cili i vetëm para portierit nuk gabon, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij. (VIDEO)

46’ Pjesa e dytë nis me Kazale në vend të Patrik në radhët e Lacios.

45’+3’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.

45’ Gjuajtje e fortë e Rabio nga jashtë zonës, sfera ndalet në duart e Mandas. (VIDEO)

38’ Pas një krosimi në zonë, Luis Alberto gjuan me kokë dhe Perin sheh topin të përfundojë në traversë, teksa mbrojta më pas largon rrezikun. (VIDEO)

21’ Isaksen merr një pasim nga e majta dhe tenton portën, sfera devijohet në këndore. (VIDEO)

14’ Zakanji nuk mund të vazhdojë më për shkak të problemeve fizike, Isaksen merr vendin e tij.

11’-14’ Jepet penallti për Juventusin! Në një aksion në zonë, Kambiaso i vjedh kohën Vesinos i cili e godet duke e rrëzuar. Gjyqtari bën shenjë nga pika e bardhë po pastaj ftohet nga VAR të shohë pamjet dhe vendimi anulohet për një pozicion jashtë loje. (VIDEO) (VIDEO)

1’ Nis dueli në Torino.

FORMACIONET ZYRTARE

Juventus (3-5-2) – Perin; Gati, Bremer, Danilo; Kambiaso, MekKeni, Lokatelli, Rabio, Kostiç; Kieza, Vlahoviç.
Trajner: M. Alegri

Lacio (3-4-2-1) – Mandas; Patrik, Romanjoli, Gila; Marusiç, Guenduzi, Vesino, Zakanji; Felipe Anderson, Luis Alberto; Imobile.
Trajner: I. Tudor

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"