VIDEO/ Junajtid zyrtarisht në Champions! Fitore spektakolare, skuadra e Ten Hag i shkakton disfatën e 16-të në kampionat Çelsit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2023 | 23:04

VIDEO/ Junajtid zyrtarisht në Champions! Fitore spektakolare, skuadra e Ten Hag i shkakton disfatën e 16-të në kampionat Çelsit

Junajtid mposhti mbrëmjen e sotme me rezultatin 4-1 Çelsin, në duelin e vlefshëm për javën e 37-të të Premier Ligën angleze, duke siguruar edhe matematikisht pjesëmarrjen në Champions sezonin e ardhshëm. Ndërkohë në krahun tjetër blutë e Londrës, duket se me këtë humbje kanë vulosur sezonin katastrofik, duke përfunduar në vendin e 12-të në renditjen. Për Çelsin kjo ishte humbja e 16 në kampionat.  
IMG_2719

Për sa i përket  duelit të sotëm, Kasemiro zhbllokoi fillimisht supersfidën në minutën e 6-të, ndërkohë që Marsial, realizoi golin e dytë në minutën 45+5’. Një duel i dominuar nga skuadra e Ten Hag, teksa në pjesën e dytë u shënuan edhe 3 gola të tjerë.  

Në minutën e 73-të ishte radha e Bruno Fernandez për të realizuar golin e tretë nga pika e bardhë e penalltisë, teksa 5 minuta më vonë, Rashford shënoi të katërtin. Për golin e nderit te Çelsi mendoi Zhoa Feliks në minutën e 89-të. 

Vlen të theksohet se në duelin javës së fundit të kampionatit, Mançester Junajtid do të përballet me Fulhem, ndërsa Çelsi me Njukastëllin e vendit të katërt.  

FT

MANÇESTER JUNAJTID 4-1 ÇELSI

6′ Kasemiro, 45’+6′ Martial, 73′ (p) Fernandez, 78′ Rashdord / 89′ Zhoao Feliks

GOLI I ZHOAO FELIKS: 

GOLI I RASHFORD: 

GOLI I BRUNO FERNANDEZ: 

GOLI I MARTIALIT

GOLI I KASEMIROS

FORMACIONET ZYRTAREkmgfggPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"