VIDEO/ Josa debuton me fitore përballë bardhebluve, Laçi shpërbën Tiranën në kryeqytet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2023 | 23:58

VIDEO/ Josa debuton me fitore përballë bardhebluve, Laçi shpërbën Tiranën në kryeqytet

Mirel Josa është kthyer me një fitore në stolin e Laçit, duke i siguruar tre pikë të rënda në një transfertë shumë të vështirë në kryeqytet ndaj Tiranës pretendente.

bandicam 2023-10-03 15-53-00-699

Bardheblutë kërkonin kthesën pas gabimit të javës së kaluar por janë “djegur” sidomos nga taktika e kundërsulmeve të kurbinasve me Sobouejl i cili shënoi golin e avantazhit në fundin e pjesës së parë dhe pastaj dha asistet për golat që vulosën fitoren në fundin e ndeshjes, kur bardheblutë po kërkonin me ngulm barazimin.

TIRANA 0-3 LAÇI

Sobouejll 41′, Manellari 90’+1′, Taleb 90’+4′

KOMENTI LIVE:

90’+6’ Mbyllet ndeshja me fitoren 3-0 të Laçit.

90’+3’ GOOOL LAÇI! Tjetër kundërsulm perfekt i Sobouejl, i cili këtë radhë çon topin te Taleb i cili nuk gabon dhe çon shifrat në 3-0. (VIDEO)

90’+1’ GOOOL LAÇI! Tjetër shpërthim i Sobouejl i cili merr me vete mbrojtësit bardheblu dhe pastaj pason për Manellarin i cili gjuan dhe çon topin në rrjetë. (VIDEO)

90’ Jepen 7 minuta shtesë.

89’ Taleb merr vendin e  Uilliam Kordeiros në radhët e Laçit.

89’ Sobouejl ka hapësirë për të sprintuar në të djathtën, sheh daljen e Likës dhe kalon topin mbi portierin por nuk gjen portën.

87’ Gjyqtari Cjapi vërshëllen për penallti pasi Sobouejl rrëzohet në zonën bardheblu. Por më pas ai bën shenjë që vendimi është i pavlefshëm pasi sulmuesi ishte në pozicion jashtë loje. (VIDEO)

83’ Tjetër aksion i bardhebluve me Abazajn i cili harkon nga e djathta, por askush në qendër të zonës nuk ia del të devijojë topin.

82’ Tentativë e Latifit nga e majta, topi përfundon jashtë.

81’ Tjetër mundësi e shkëlqyer e bardhebluve me Hasanin i cili shmang Dajsinanin por nga fundorja e ka të vështirtë të bëjë më shumë se sa të gjejë rrjetën e jashtme. (VIDEO)

80’ Abazaj ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndal ekzekutimin e një goditje dënimi të kurbinasve.

74’ Hila dhe Qefalija hyjnë në fushë në radhët e Tiranës, në vend të Lulajt dhe Jonuzit.

73’ Rast i artë i Hasanit për të shënuar, teksa nga e djathta lëshon një predhë të fortë por gjen përgjigjen e Dajsinanit. (VIDEO)

71’ Haxhiu merr vendin e Dokës në radhët e bardhebluve.

70’ Tirana vazhdon të insistojë më shumë në këto minuta në kërkim të barazimit, Hasani shkëputet në të djathtën dhe gjen hapësirën për të nisur topin në qendër. Sfera ndalet në duart e Dajsinanit.

65’ Liridon Latifi provon direkt me një goditje dënimi nga e majta, Dajsinani devijon mbi traversën e portës. (VIDEO)

64’ Tresa i lë vendin në fushë Barjamajt te Laçi.

61’ Karton i verdhë për Melon për një gjest antisportiv ndaj Lulajt. (VIDEO)

60’ Kaina i lë vendin në fushë Abazajt te bardheblutë.

58’ Hasani gjen rrjetën me një rrotullim të shpejtë në zonën kundërshtare, por festa e tij frenohet menjëherë nga një sinjalizim për pozicion jashtë loje. (VIDEO)

55’ Provojnë edhe kurbinasit të rrezikojnë me Tresën i cili lëshon një diagonale të rrezikshme nga e djathta, me topin që shkon jashtë, jo shumë larg shtyllës. (VIDEO)

49’ Top në thellësi për Hasanin dhe Dokën, të cilët ngatërrohen dhe i japin mundësinë Dajsinanit të mbërthejë sferën. (VIDEO)

48’ Mundësi e mirë e bardhebluve për të shënuar me Hasanin por ky i fundit sheh gjuajtjen e tij të ndalet nga Dajsinani. Më pas asistenti sinjalizon për pozicion jashtë loje. (VIDEO)

46’ Nis pjesa e dytë pa ndryshime në radhët e ekipeve.

45+6′ Mbyllet pjesa e parë!

45+5′ Tresa shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

45+2′ Akordohen 5 minuta shtesë.

41′-45+1′ GOOOL LAÇI 0-1/ Ujka provon me kokë dhe Sobouejll ishte në kohën e duhur, në vendin e duhur për ta shtyrë topin në rrjetë. Ka protesta nga bardheblutë për një pozicion të parregullt. Pas 5 minutash, VAR-i e konfirmon gol. (VIDEO)

38′ Lulaj provon me një gjuajtje me kokë, e cila ndalet pa probleme në duart e Dajsinanit.

37′ Ujka shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Hilës dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

31′ Qato provon nga distanca, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit. (VIDEO)

28′ Latifi godet nga distanca, por Dajsinani ndërhyn saktë duke i mohuar golin bardhebluve. (VIDEO)

24′ Manellari provon nga distanca dhe Najdovski arrin ta bllokojë mjaft mirë topin.

19′ hasani provon me një gjuajtje me të majtën nga distanca, me tentativën e tij që shkon mbi kuadrat. (VIDEO)

17′ Latifi kërkon të gjejë Kainën me një pasi, por Dajsinani e kupton dhe kontrollon topin me duar.

6′ Sobouejll hyn bukur në zonë, por goditja e tij bllokohet nga Najdovski në momentin e fundit.

1′ Starton sfida në “Selman Stërmasi”!

FORMACIONET ZYRTARE:

TIRANA: Lika, Najdovski, Lulaj, Hoxhallari, Doka, Deliu, Jonuzi, Përgjoni, Latifi, Hasani, Kaina.

Trajner: Orges Shehi

LAÇI: Dajsinani, Kurti, Dajko, Zhunior, Qato, Manellari, Kryeziu, Ujka, Tresa, Melo, Sobouejll.

Trajner: Mirel Josa

WhatsApp Image 2023-10-03 at 13.21.13

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"