VIDEO/ Ja çfarë ndodh kur nuk ia ke idenë futbollit! “iShowSpeed” thuajse i thyen këmbën legjendës Kaka

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2024 | 22:07

VIDEO/ Ja çfarë ndodh kur nuk ia ke idenë futbollit! “iShowSpeed” thuajse i thyen këmbën legjendës Kaka

Një ndeshje bamirësie për pak sa nuk u kthye në një ngjarje dramatike në Katar, me protagonist legjendën e futbollit botëror, Rikardo Kaka dhe Youtuber-in e njohur si “iShowSpeed”.

sdfsdfsdfsdfdsf

Ky i fundit ka marrë famë për videot e tij ku tregonte se nuk kishte aspak njohuri për personazhet e futbollit, duke ngatërruar emrat e tyre dhe të skuadrave. Por edhe në fushën e lojën, njohuritë e tij për këtë sport janë minimale dhe për pak rrezikoi t’i thyente këmbën Kaka në ndeshjen e organizuar mes legjendave të futbollit dhe disa personave që kanë marrë famë në rrjetet sociale.

Ish-futbollistët e njohur ishin ndarë mes dy skuadrave të drejtuara nga Arsen Venger dhe Antonio Konte, me emra si Eden Hazard, Roberto Karlos, David Vija, Dider Drogba, Klod Makele e vetë Kaka, të cilët luanin përkrah influencerve.

Ajo që tërhoqi vëmendjen më shumë ishte pikërisht ndërhyrja e Darren Uotkins i njohur si “iShowSpeed”, i cili vrapoi me shpejtësi dhe i bëri një ndërhyrje të rëndë në këmbën e djathtë Kaka, duke protestuar më pas te gjyqtari i cili u kursye në fakt dhe i tregoi vetëm kartonin e verdhë.

Për fat të mirë, Kaka nuk pësoi ndonjë dëmtim dhe gjithçka kaloi me të qeshura pasi kaluan momentet e panikut fillestar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"