VIDEO/ Ish-kapiteni ndëshkon Kukësin, Partizani mposht verilindorët dhe hedh hapin e parë drejt gysmëfinales së Kupës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2024 | 1:02

VIDEO/ Ish-kapiteni ndëshkon Kukësin, Partizani mposht verilindorët dhe hedh hapin e parë drejt gysmëfinales së Kupës

Partizani ka mposhtur Kukësin në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, me “demat” që triumfuan në “Kukës Arena” me rezultatin 0-1.

partizani

Sfida nisi më mirë për të kuqtë, të cilët provuan disa herë në portën e Tafas, por u goditën nga dëmtimi i Skukës, i cili la fushën me barelë në minutën e 19’. Një zevëndësim i detyruar ishte dhe për Kukësin në minutën e 39’, pasi Da Mota u dëmtua dhe i la vendin e tij në fushë Felipe Rajan.

Goli erdhi në fundin e pjesës së parë nga ish-kapiteni i verilindorëve, Gjelbrim taipi, i cili pas një topi të dhënë nga Cara, shënoi me portën e boshatisur, por nuk festoi në shenjë respekti për ish-klubin ku aktivizohej.

Pjesa e dytë ishte më e vakët, me verilindorët që provuan disa herë për të shënuar, por pa mundur të gjenin dot portën e mbrojtur nga Qirko.

Kështu Partizani hedh hapin e parë drejt gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë, teksa sfida e kthimit do të luhet më 5 mars në “Arenën e Demave”.

REZULTATI

KUKËSI-PARTIZANI 0-1

Taipi 43′

KOMENTI LIVE

90+4′ Mbyllet sfida me fitoren 0-1 të Partizanit!

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

88′ Zenunaj provon me kokë brenda zonës, por topi shkon mbi kuadrat. (VIDEO)

82′ Zëvendësim te Partizani. Largohet Taipi dhe në vendin e tij futet Mba.

79′ Zëvendësim te Kukësi. Largohet Lamçe dhe në vendin e tij futet Lala.

75′-77′ Verilindorët protestojnë për një prekje të topit me dorë nga ana e Sotës brenda zonës. Pas rishikimit me VAR, vendoset që loja të vazhdojë. (VIDEO)

68′ Preka ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar.

67′ Zëvendësim te Partizani. Largohet Cara dhe në vendin e tij futet Mikuliç.

66′ Solodovnikov ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar.

64′ Tre zëvendësime te Kukësi. Largohen Salami, Rivas dhe Fejzaj, në vendet e tyre futen Hasaj, Beshiraj dhe Mingo.

54′ Maget ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar.

52′ Lamçe ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar.

50′ Zenunaj provon me një gjuajtje brenda zonës, por Qirko e kontrollon pa probleme në duar. (VIDEO)

46′ Zëvendësim te Partizani. Largohet Hadroj dhe në vendin e tij futet Zekolli.

46′ Nis pjesa e dytë!

45+4′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Akordohen 4 minuta shtesë.

43′ GOOOL PARTIZANI 0-1/ Cara hedh një top në zonë dhe ish-i Gjelbrim Taipi e çon në rrjetën e boshatisur. (VIDEO)

39′ Zëvendësim i detyruar te Kukësi. Largohet Da Mota i dëmtuar dhe në vendin e tij futet Felipe Rajan.

27′ Mensah tenton me një gjuajtje me kokë, por Tafas reagon në mënyrë të shkëlqyer për t’i mohuar golin. (VIDEO)

22′ Rrapaj pengohet në hyrje të zonës, por gjyqtari lë lojën të vazhdojë. (VIDEO)

19′ Skuka lë fushën e lojës i dëmtuar me barelë. Në vendin e tij futet Mensah. (VIDEO)

8′ Maget provon me një gjuajtje me të majtën, tentativa e të cilit shkon jashtë kuadratit.

1′ Nis sfida në “Kukës Arena”!

FORMACIONET ZYRTARE

KUKËSI: Tafas, Lamçe, Zhongo, Zenunaj,  Selita, Mbarak, Fejzaj, Da Mota, Salami, Solodovnikov, Rivas

Trajner: Bledar Devolli

PARTIZANI: Qirko, Hadroj, Sota, Preka, Mehmeti, Buxhelaj, Rrapaj, Maget, Taipi, Cara, Skuka

Trajner: Orges Shehi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"