VIDEO/ Ish-goleadori i Superiores nuk ndalet, gjen rrugën e rrjetës për herë të pestë në elitën e futbollit turk

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2024 | 20:53

VIDEO/ Ish-goleadori i Superiores nuk ndalet, gjen rrugën e rrjetës për herë të pestë në elitën e futbollit turk

Ish-sulmuesi i Skënderbeut, Ali Soue, i cili fitoi dhe Këpucën e Artë të kryegolashënuesit në Kategorinë Superiore shqiptare, po kalon një moment të mirë në elitën e futbollit turk, teksa në 3 ndeshjet e fundit ka shënuar 2 gola si dhe ka regjistruar një asistit.

bandicam 2024-04-13 20-50-21-140 

29-vjeçari nga Gambia gjeti rrugën e rrjetës edhe në përballjen e sotme ndaj Gaziantep ku ekipi i tij Ankaraguçu triumfoi me rezultatin 3-1, teksa Soue shënoi golin e dytë në minutën e 65-të.  

bandicam 2024-04-13 20-50-13-948

Për ish-sulmuesin e Skënderbeut ky ishte goli i pestë në 21 ndeshjet e aktivizuara në kampionat. Gjithashtu në total ai ka dhuruar dhe 3 asiste.  

GOLI I SOUE: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"